leoni

Thaçi: Po krijohen rrethana që populli i Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij

Thaçi: Po krijohen rrethana që populli i Kosovës dhe Shqipërisë të jetojnë në një shtet të përbashkët dhe pa kufij

E ardhmja e Kosovës është e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE, por po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy kuvendët ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxirrnin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij. Kështu ka deklaruar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. Me këtë rast aitha se beteja e Pashtrikut ishte prej betejave më të lavdishme të UÇK-së. Thaçi shtoi se operacioni Shigjeta ishte një operacion që mobilizoj gjithë arsenalin, që fitoi një mbështetje nga shteti shqiptar, por në të njëjtën kohë edhe një mbështetje të botës. Ndërsa, gjenerali Kudusi Lama tha se operacioni Shigjeta bëri që bota të shihte vendosmërinë për liri të vendit. Rifat Sylejmani, shef i operativës së operacionit Shigjeta, ka treguar detaje nga operacionit. “Dëshmitë tregojnë se kush ishte UÇK, ne pjesëmarrësit e këtyre ngjarjeve e kemi obligim të tregojmë për gjeneratat e ardhshme”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …