Kryetari i LDK-ë, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. e ka njoftuar ambasadorin Chabert për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë. “Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë. Kufijtë e Republikës së Kosovës, mbi të cilët është shpallur pavarësia më 17 shkurt 2008 dhe mbi të cilët mbi 100 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë të panegociueshëm. LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e grupit negociator sepse negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është detyrë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës. Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri me përkrahje të gjerë në Kuvend, prandaj LDK-ja kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme që janë jetike dhe të pashmangshme”, citohet t’i këtë thënë Mustafa ambasadorit francez Ndërsa, ambasadori i Francës, Didier Chabert, e ka falënderuar kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe ka vlerësuar rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekada. Në fund, ambasadori Chabert e ka njoftuar kryetarin Mustafa për një delegacion franko-gjerman që do ta vizitojë Kosovën së shpejti për të diskutuar me akterët kryesorë politik para takimit të Parisit. Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri dhe zëdhënësi Besian Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …