Në kuadër të takimeve me degët, pas procesit të brendshëm zgjedhor, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e degës së PDK-së në Lipjan, ku u mirëprit nga anëtarët, kryesia dhe strukturat drejtuese, me ç’rast diskutoi për platformën Dekada e Re dhe aktualitetin politik. “Dëshiroj që secili nga ju të ndjehet krenar për PDK-në dhe Kosovën, për angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive. Kemi zhvilluar një proces të shkëlqyer zgjedhor, me pjesëmarrje masive, me mbi 50 mijë aktivistë. Pas këtij proceci zgjedhor, më shumë se gjysma e kryetarëve të degëve janë të rinj. Një dëshmi e organizimit tonë, janë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Të gjitha partitë shqiptare së bashku, morën dy herë më pak vota se PDK“, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …