Aksioni policor në veri të Mitrovicës ka bërë që të reagojë kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, i cili urdhëroi që të gjitha njësitë ushtarake të jenë në gjendje gatishmërie të plotë. Ministria e Brendshme gjithashtu ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie njësinë e policisë speciale pas aksionit të policisë në komunat veriore të Kosovës. Ai gjithashtu u kërkoi qendrave politike perëndimore që të ndalin Prishtinën dhe u ka bërë të qartë se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë. Vuçiq po pret çdo lloj ndihme dhe mbështetje nga aleatët, Rusia dhe Kina. Për hollësitë rreth kësaj situate ai do të flasë në Parlamentin serb në një seancë të jashtëzakonshme rreth situatës në Kosovë.