leoni

Kryetari Latifi ka pritur në takim zëvendës avokaten e Popullit, Naile Alaj

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim zëvendësen e Avokatit të Popullit, Naile Alaj dhe Mark Kaqinari, Këshilltar i Lartë Juridik në Departamentin e Hetimeve në këtë institucion. Gjatë këtij takimi kryetarit Latifi i është dorëzuar raporti i punës për vitin 2018, i zyrës së Avokatit të Popullit. Kryetari Latifi, gjatë takimit i ka uruar për punën të cilën në vazhdimësi janë duke e bërë dhe i ka ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të komunës dhe zyrtarëve të Institucionit të Avokatit të Popullit. Ndërsa zëvendësja e Avokatit të Popullit Naile Alaj, e ka falënderuar kryetarin për pritjen dhe bashkëpunimin që ka komuna e Rahovecit me institucionin e Avokatit të Popullit, bashkëpunimi i cili do të vazhdoj edhe më tutje. Institucioni i Avokatit të Popullit në ditët e hapura me qytetarë që mbahet njëherë në muaj pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Për ditët e hapura qytetarë njoftohen me kohë, përmes uebfaqës zyrtare të komunës dhe shpalljeve në vendet publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …