Nën patronatin e kryetarit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi është shënuar 20 vjetori i Operacionit “Shigjeta DO – 2” dhe luftimeve në Pashtrik. Kryetari Thaçi para familjeve të dëshmorëve dhe të pranishmëve të tjerë tha se ëndrra e dëshmorëve asnjëherë nuk ka qenë më afër se sa tani për Bashkimin Kombëtar. Rëndësia e Operacionit Shigjeta është e vulosur me gjakun e dëshmorëve përballë ushtrisë së Serbisë. Ai ishte operacioni më i rëndësishëm është në planin ndërkombëtar, ngase mandej NATO filloi goditjen nga ajri. Kaluan 20 vite nga ajo betejë kur të rinjtë e të rejat iu përgjigjën ftesës për mobilizim në UÇK ngase po u numëroheshin javët e fundit prezencës serbe në Kosovë. Edhe Batalioni Atlantiku iu kishte bashkuar idealit të lirisë. Prandaj sot me të drejtë kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të mos heshtet më për krimet serbe qe kanë bërë në Kosovë. Mirënjohje për SHBA për mikun Eliot Engël, i cili sensibilizon çështjen e Kosovës. Projekti i UÇK ishte i vetmi për ta shporr pushtetin e Millosheviqit. Mirënjohje e thellë për shtetin e Shqipërisë qe na përkrahu ne të tëra rrethanat. Operacioni “Shigjeta” pas Epopesë së Jasharajve është kulmi i fitores, tha në fjalimin e tij kryetari Thaçi. Në fund u bë shpallja hero e të rënëve në Betejë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …