Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Institucionet janë të përkushtuara për të shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin e vendit

Abelard Tahiri, ministri  drejtësisë, në një deklaratë për media, ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve për të shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e  organizuar. “Fillimi i kësaj jave nisi me një aksion të Policisë së Kosovës për t’i vënë në pranga një grup njerëzish nën akuzën për korrupsion dhe krim të organizuar. Aksionet e nisura dje në Prizren, kanë vazhduar edhe sot në veriun e vendit. Ky hetim dhe këto aksione dëshmojnë edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Si vend sovran, në të gjithë territorin e së cilit funksionon një rend unik juridik i bazuar në Kushtetutën e vendit, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duhet të ndjehen të sigurt se institucionet tona nuk do të lënë hapësirë për askënd dhe asgjë që t’ua rëndojë jetën dhe cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur ministri Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …