Haradinaj: Me Dushko Markoviq, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Haradinaj: Me Dushko Markoviq, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e partneritetit në mes të dy shteteve. Haradinaj ka bërë me dije se pas këtij takimi ia ka dhuruar Markoviqit “Hartën e Artë të Kosovës” në shenjë vlerësimi për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore . “Kosova dhe Mali i Zi janë model i marrëdhënieve të shkëlqyera në rajonin tonë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe vizionin e të ardhmes prosperuese në paqe të përhershme. Në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti për intensifikimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona dhe rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Si shenjë vlerësimi për angazhimin e kryeministrit Markoviq për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe në ndërtimin e marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy shteteve tona, i dhurova sot ‘Hartën e Artë të Kosovës’”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …