Fenomeni i korrupsionit dhe i krimit të organizuar është më e shprehur sidomos kur klasa politike qëllim parësor e ka fitimin me çdo kusht, meqë edhe ashtu Kosova është me strukturë ekonomike tërsishtë të shkatërruar, ku nuk din kush është ministër e kush hajn, ku nuk kupton kush eshte” i/e ndershme” e kush “prostitut/e”, por që të gjithë i rëndon vetëm një fjalë “zotëri të lutem une dua punë”. Askend nuk e brengos ky apel i “rrogëtarit” që lyp punë nga zotëriu (zotëri janë të gjithëdijshmit dhe të paprekshmit politikanët, të cilët për çdo ditë na servojnë daljen jasht shtetit pa viza, për të ngritur flamurin e bardhë -zona e bardhë Shëngen e vizave dhe me anëtarësim në strukturat integruese, duke na ëmbëlsuar jetën me pekmeze “Made in Kosova Independence”. Njerëzitë të hutuar pas punëve të veta ekzistenciale i ndërruan partitë më shpesh se rrobet e leckosura, duke shpresuar që do t’i afrohet kreut në parti atëherë më shpesh do të shifet “surrati” i tij në ekran dhe të tjerët do të kuptojnë se është gjallë, kështu do ta siguron ekzistencën e familiareve me rëndësi është që jeta vazhdon dhe të jesh sa më afër zyreve partiake do të thotë të kesh mirëqenie, me një fjalë të kesh biznis rentabi, ngase je i pushtetshëm. Këto ditë po reshtohen partitë me oferta të reja, me anëtarë të rinjë, me kongrese e konventa partiake, akoma nuk u hargjuan rrenët, rritje rrogash, ndarje dekoratash, oferta milionëshe për ndërtim e rindërtim, por edhe pranime të reja, rivalitet joinstitucional-institucional. Nuk po lë të kuptohet as në cilin kontinent po jetojmë, retorikë e pakuptimtë, aspak e logjikshme.
Me at të huaj nuk dilet në ygdyl
Nuk do të thotë gjë për votuesit nëse u ofron vetëm prognoza, se edhe ashtu në Kosovë ka mjaft bastore, është diçka që nuk preket. Qytetarët mund të joshen me vende të reja pune, me investime kapitale, me biznese të imëta, jo vetëm me kompani sigurimesh, dhe me banka që japin kredi me interes të lart, se edhe ashtu vjelet paraja. Populli ka thënë se “me at të huaj nuk dilet në ygdyl”, e kanë shumë gabim nëse mendojnë, së pari mandati pastaj buxheti hargjues-“investimet” në rritje rrogash, pensione-asistencë sociale…, se votuesi shqiptar deri më tash mjaft është ushqyer me pekmeze e marmeladë të paqelur. Nuk kontestohet aspak angazhimi i tillë në garë partiake zgjedhore, jo për shkak të mungesës së reputacionit politik të “heronjëve” partiakë, por për atë që Kosova paska kaq shumë ndërtimtarë të rrugëve, të universiteve… Pse nuk ka hapje të reja të vendeve të punës në Kosovë, jo në Afrikë, apo të pranohet fabula e autostradës si kantier pune, ku një vend i punës Kosovës do t’i kushton jo më pak se 0.5 milionë, pse muk u investua kapitali privat, por ai publik? A është kjo logjika e ekonomisë së tregut, dhe pse aq shumë flitet për ndërtim të univerziteteve, e aq pak investohet në shkencë…