KPF- Shqyrtoi dhe miratoi draft-Planin e Integritetit të Komunës së Malishevës për vitin 2018-2020

Mbledhja e pestë e rregullt e KPF-së në Malishevë u drejtua nga Kryesuesi, Rrahim Morina, i cili para anëtarëve propozoi, rendin e ditës, rend që u miratua, pas një debati. Me miratimin e procesverbalit të mbledhjes paraprake, debati filloi me pikën Shqyrtimi i Raportit të Lëndëve për pensione dhe paga jubilare, ku kërkesë e anëtarëve drejtuar institucioneve përgjegjëse komunale, ishte hartimi i listave me pensionistët që janë paguar dhe që janë në proces të realizimit të këtyre kërkesave që nga viti 2015 deri në gjysmën e vitit 2019 dhe dokumente tjera përcjellëse për këtë lëndë. Po ashtu nga anëtarët e Komitetit për politikë dhe Financa u bë Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Planit të integritetit të Komunës së Malishevës për vitin 2018-2020, si dhe  u Shqyrtua  Raporti  i Drejtorisë për  Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,  për mbjelljet  pranverore për vitin 2019, kurse nuk u diskutua Raporti i Punës së DKRS, për periudhën Janar-Maj 2019. Ndërsa, debat u zhvillua edhe  për hartat zonale të Komunës së Malishevës, si dhe  u shqyrtuan kërkesat e ndryshme të qytetarëve. Këto dhe pika tjera u rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit Komunal të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …