Mungesa e subvencionimit nga shteti dhe subvencionimit që shtetet e tjera po i bëjnë eksporteve në Kosovë, pagesat me vonesa, taksa 3% për prodhime bujqësore janë duke e dëmtuar rëndë prodhuesin vendorë. Kjo dhe pengesa të tjera ishin temë e diskutimit gjatë vizitës që Oda e Afarizmit i bëri fabrikës së djathit MATI me përfaqësuesin Armat Kryeziu. Ai theksoi se institucionet e Kosovës nuk janë duke e përkrahur prodhuesin dhe për këtë po është shumë e vështirë që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet prodhuese për të cilat janë bërë investime të mëdha. Prodhuesit vendor po përballen përveç me përqindjen ekstra që marketet po ju kërkojnë në fund të çdo viti edhe me diskriminimin që marketet po ju bëjnë prodhimeve vendore. Gjithashtu pengesë është edhe vonesat e mëdha të pagesave nga ana e Misnitrisë së Bujqësisë. Si pasojë e kësaj, vetem në fshatin KIEVË, Komuna e Malishevës mbrenda 2 viteve janë mbyll 8 ferma me mbi 150 krerë lopë. Kompania MATI ka kapacitetë të përpunimit prej 15000 litra në ditë dhe në ferma ka mbajtur deri 1200 krerë dhi. MATI është një nga prodhuesit e rrallë dhe shumë kualitet edhe të djathit të dhisë që është produkt shumë i kërkuar në treg.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …