Ministri Pacolli dorëzon në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve

Pacolli: Sa të jem unë ministër nuk do të lejojë që Brnabiq të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka deklaruar se sa të jetë në këtë pozitë, nuk do të lejojë që kryeministrja serbe, Ana Brnabiq të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjekë ideologji raciste kundër popullit të Kosovës. “I pështirë dhe krejtësisht të papranueshëme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnabiq në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”. Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit. Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi. E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …