Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me partnerët e ERASMUS + dhe Zyrën e Erasmus + në Prishtinë, në kuadër të Konferencës së e parë DiGiDay 2019 ka organizuar sesionin informues. Ky sesion informues është organizuar me qëllim të prezantimit të projekteve ndërkombëtare që zhvillohen ne UKZ, aktiviteteve që ndërmerren, partnerët, përfitimet si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Universitete dhe organizata tjera brenda dhe jashtë vendit. Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi pasi përshëndeti të pranishmit, njëherësh urojë për fillim të mbarë të konferencës DIGIDAY. Rektori duke folur për programet e Erasmus + tha se projektet e tilla janë të mirëseardhura për Universitetin, si për studentët po ashtu për stafin akademik e administrative, pasi që janë mundësi e mirë e krijimit dhe përmirësimit të mësim nxënies dhe mësimdhënies, thellimit të njohurive rreth çështjeve të ndryshme duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së.
Rreth prezantimit të punës në projekte ndërkombëtare dhe rreth aktiviteteve të tjera, gjatë këtij sesioni të pranishmit janë informuar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ Dukagjin Leka, i cili ka paraqitur veç e veç projektet ndërkombëtare të UKZ-së / Projektet e Erasmus +(GreenTech, EUFORIA, REBUS, SMAHPC, E-Viva). Më pas një prezantim të zyrës së Erasmus + në Prishtinë e ka paraqitur Jehona Lushaku, KEO Kordinatore, ndërsa Blerinë Zjaça, Asistente Administrative, ka njoftuar të pranishmit rreth programit Erasmus+ për student dhe për staf. Në ndërkohë janë shpërnda Certifikata nga projekti Erasmus + REBUS për studentët e UKZ-së të cilët kanë marrë pjesë në trajnimin dy javor në Grac të Austrisë.