Rabije Haklaj: Sikur të kishim inaugurime edhe të fabrikave e spitaleve në Kosovë, e jo vetëm të autostradave!

Rabije Haklaj: Sikur të kishim inaugurime edhe të fabrikave e spitaleve në Kosovë, e jo vetëm të autostradave!

Kjo është autostradë në thonjëza. Pamja është shumë e mirë, por zemra e saj si është. Do të dihet pastaj për punën e saj. Ne kemi fakte ta dërgojmë firmën në Gjykatën e Arbitrazhit. i kemi argumentet në çfarë cilësie është punuar aty. Kanë heshtur Pal Lekaj dhe  Prokuroria. A të shkoj unë vetë në Gjykatë?.

Institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Kemi fotografi që dëshmojnë cilësinë e dobët, si kanë kaluar testet e betoneve, njerëzit janë bërë milionerë nga ajo autostradë. Ka pasur montime gabime. Dikush është paguar për ato gabime. Ishalla s’merr jetë njerëzish…..! Meqë Ministria po ka qejf të bashkëpunojë  më shumë me firmën, se me qytetarë të vetë, atëherë s’kemi çka të flasim ne. Një punëtor thotë se, posedon edhe fotografi që janë bërë gjatë punimeve, të cilat dëshmojnë për punën e dobët që është bërë në atë autostradë.

Kështu citon për mediat ish- punëtori i kompanisë „Bechtel Enka“, Përparim Sadiku, i cili, edhe përkundër faktit se, nga lëndimet gjatë punimeve të autostradës „Arbën Xhaferi“ gati kishte humbur jetën, ai, nuk ishte ftuar në këtë ceremoni dhe as punëtorët tjerë, edhe pse këta do të ishin më meritorët për të qenë aty. Por, në inaugurimet e prerjet e shiritave në Kosovë, nuk ka vend për punëtorë, sepse aty duhet të jenë të „fuqishmit“ e shtetit për të treguar se po „punojnë“, e me këtë, edhe të mundohen të përfitojnë ndonjë votë me tepër në zgjedhje.

 Kjo është çështje në vete dhe jo diçka e re që shohim në vendin tonë!

Por, ajo që po shpërfaqet çartë në fenomenin e ndërtimit të autostradave, është fakti se:

Përderisa kilometri i autostradave tona, po na del të jetë më i kushtueshmi jo vetëm në Kontinentin e Evropës, por ndoshta edhe në gjithë Globin (me mbi 12 milion €/ km) tani po dëshmohet se, edhe përkundër kësaj kostoje kaq të lartë, cilësia e tyre është shumë e dobët dhe me rrezikshmëri jete për kalimtarët. Kjo gjë na është dëshmuar edhe në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ende pa përfunduar punimet, patën filluar prishjet!

Për matrapazët e shtetit, nuk ka fare rëndësi, as kualiteti i punës e as jetërat e qytetarëve të Kosovës që mund të humbën nga këto autostrada, por vetëm e vetëm, se si të kenë mundësi të pasurohen vet dhe klientela e tyre mafioze përmes tenderëve, që prapa tyre fshehen po këta vet.

E duke ua ‘lënë ëmbël’ kjo mënyrë e pasurimit, në vend që të mendojnë për një zhvillim të mirëfilltë e të gjithëmbarshëm ekonomik të vendit, e në vend që të mendojnë për hapje të fabrikave ku do të gjeneronin vende pune për të rinjtë, që ç´do ditë po na i „grabitë“ Evropa, e në vend që të ndërtonin spitale, që qytetarët tonë të mos ua mësyejnë vendeve fqinjë (madje edhe Serbisë) për të kërkuar shërim edhe për probleme të vogla shëndetësore, këta po duan edhe mbi 1.200.000.000 €, të ndërtojnë autostradë (krejt të pa nevojshme) edhe në Dukagjin. E me këtë fenomen, është e vërtetë se për një gjë mund të „mburremi“, sepse po thyejmë rekord – po bëhemi shteti, që për nga madhësia territoriale sa ka Kosova, me kilometra të rrugëve autosteadë, po ua kalojmë të gjitha shteteve të BE-së dhe e më gjerë.

Ky është shteti ynë, pra shteti që, më së shumti do i përshtatej emri të quhej: „Autostradistan“!

Pra;

– Shteti i autostradave e asfaltit, por jo i zhvillimit ekonomik e hapjes së vendeve të punës,

– Shteti i kriminelëve e të korruptuarve, që kurrë nuk ndëshkohen,

– Shteti i fajdegjinjve e haraçgjinjve, që për çdo tender që japin, e kanë “hisen e vet të kulaçit”,

– Shteti që, ç’do investitori qoftë vendor, apo të huaj e që është i interesuar për të investuar në Kosovë, i kërkojnë ose ‘hise’ në biznes, ose para të gatshme, si kusht për t’a lejuar të investojë,

– Shteti që, në Institucionet e veta, i ka kriminelët dhe bashkëpunëtorët e krimit ekonomik e korrupsionit, por që prokuroria nuk i ‘sheh’, sepse është e kapur nga ta, e në anën tjetër, na bënë “spektakle” kinse po e lufton krimin e korrupsionin “cep më cep” të territorit të Kosovës,

– Shteti që, deri para 2 viteve i ka burgosur njerëzit edhe për kundërvajtje (ndonjë gjobë) të trafikut, a kriminelët me vepra penale e oligarket e pasuruar në mënyrë enigmatike, shëtisin lirshëm, sepse ata, ua ruajnë shpinën “bosëve” të pushtetit e u’a financojnë fushatat elektorale,

– Shteti që, vetëm emrin e ka shtet, sepse për nga funksionaliteti ligjor e aferat korruptive të profileve të larta, më shumë të ngjason me bandat kriminale të Kolumbisë, se sa me një shtet të mirëfilltë,

– Shteti që, gjithçka tjetër mund të quhet, por jo edhe shtet, përderisa, jo të gjithë qytetarët pa dallim forcës së pushtetit, janë të barabartë para drejtësisë (të pushtetshmit janë të pa prekshëm),

– Shteti që, pushtetarët e tij përveç kopallave të tyre boshe, se duhet  bërë më shumë për mirëqenien e qytetarëve, në realitet, interesohen vetëm për veten e tyre e klientelen e vet.

Pra, më fjalë të tjera, gjendja faktike në vend është e mjerueshme dhe këtë po e shohim të gjithë ne qytetarët që nuk po vuajmë nga “Daltonizmi” (verbëria e ngjyrave), por po e dallojmë çartë se, shtetin tonë e ka kapluar ngjyra e zezë në qeverisje.

Dalja nga kjo gjendje, është e domosdoshme dhe e vetmja zgjidhje. E meqë ky pushtet, nuk ka vullnet dhe nuk po punon për ndryshime, zgjedhjet do të ishin zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …