Zyrtari rus i UNMIK-ut Mihail Krasnoshçenkov është shpallur persona Non Grata nga autoritetet e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj., “Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus, Mihail Krasnoshçenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka njoftuar Haradinaj. Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre. Ai më pas ishte arrestuar. Haradinaj ka kërkuar që menjëherë të respektohet ky vendim që është marrë nga Kosova, por pjesa e mbetur e UNMIK-ut në Kosovë, nuk i jep llogari Qeverisë së Kosovës, përkundrazi sa herë që autoritetet e larta të vendit marrin pjesë në konferencat e KS të OKB-së, ata i “merr përdore”, kryeadministratori i UNMIK-ut, në Kosovë, aktualisht z. Zanin.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …