Sot në Vushtrri me rastin e 20 vjetorit të vrasjes në mënyrë mizore të 13 anëtarëve të familjes Gërxhaliu, është përkujtuar sot në Vushtrri, njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës, kur forcat serbe më 31 maj vranë të gjithë anëtarët e familjes së Selatin Gërxhalitut nga fshati Studime i Vushtrrisë, duke mos kursyer as fëmijën 5 vjeç. Në nderim të kujtimit për të rënët, familjarë, përfaqësues institucional dhe politik dhe drejtues të organizatave të luftës, kanë marrë pjesë në Akademinë e organizuar në Vushtrri dhe në homazhet në varrezat e martirëve në Studime. Në fjalën e tij në akademinë përkujtimore për të rënët, kryetari i komunës, Xhafer Tahiri tha se sot ne i përkujtojmë me mall dhe krenari 13 anëtarët e familjes Gërxhaliu që u bënë themel i lirisë së Kosovës. Duke bërë thirrje publike për institucionet e Drejtësisë vendore dhe atyre ndërkombëtare që të japin drejtësi për të rënët e familjes Gërxhaliu, kryetari Tahiri tha se liria e Kosovës është ujitur me gjakun edhe të fëmijëve e anëtarëve tjerë të familjes së Selatin Gërxhaliut.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …