U mbajt akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së nëntë dëshmorëve në Lladroc

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve, Liman Gegaj, Ali Zogaj, Afrim Buçaj, Habib Zogaj, Fehmi Kastrati, Avni Buçaj, Bafti Buçaj, Ibrahim Mazreku dhe Feriz Bibaj, të rënë në Lladroc, është mbajtur një akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit. Në këtë akademi përkujtimore, krahas familjarëve dhe bashkëluftëtarëve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me kabinetin e qeverisë komunale,  zëvendësministrat Isni Kilaj, Rexhep Mazreku, Vesel Krasniqi, Arbëreshë Krasniqi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, komandanti stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, në nivelin komunal dhe qytetarë të shumtë. “Ky është 20 vjetor i vuajtjeve dhe sakrificës, por edhe i krenarisë sonë, Ne sot gëzojmë një liri, të cilën na e sollën dëshmorët e kombit dhe lufta e lavdishme e UÇK-së. Ne të gjithë duhet të përkulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”, tha mes tjerash, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit. Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, në fjalimin e tij, mes tjerash e përcolli edhe një mesazh për institucionet vendore, duke ju bërë thirrje atyre, që të mos bëjnë ndarje të dëshmorëve, por ti respektojnë të gjithë njëjtë, si dhe ju kujtoi edhe amanetin e dëshmorëve, amanet i cili duhet të qohet në vend. Në emër të fshatit Lladroc, foli kryetari i fshatit, Halit Zogaj, që përkujtoi me këtë rast dëshmorët dhe kontributin e tyre në luftë, si dhe kontributin e fshatit Lladroc dhe tërë Komunës së Malishevës, në luftën për liri. E për dëshmorët, luftën dhe kontributin në detaje për të gjithë dëshmorët dhe të civilët e rënë në Lladroc, foli Ramë Bibaj, i cili në mënyrë kronologjike, paraqiti tërë luftën, nga ditët e para e deri në përfundimin e luftës, rënien e të gjithë dëshmorëve në Lladroc, për heroizmin e tyre, si dhe për kontributin e fshatit gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …