leoni

Edhe Rusia do të investojë në koloninë ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan

Telefonatat anonime për bomba mbajnë nën ethe Moskën

Policia e kryeqytetit rus, Moskë, ka evakuuar personat në disa qendra të mëdha tregtare, pas një serie telefonatash anonime që kërcënonin për bomba të vendosura në to. Lajmi është publikuar nga disa medie lokale, të cilat kanë cituar burime të sigurisë.

Departamenti i shitjeve të “GUM”, një vend turistik tepër i frekuentuar në “Sheshin e Kuq” të Moskës, është boshatisur prej orësh tashmë prej një kërcënimi për bombë, siç raportojnë burime të policisë për agjencitë ruse të lajmeve “TASS” dhe “Interfax”. Ata janë në pritje të qenve anti eksploziv si dhe ekspertëve për asgjësimin e bombave, të mbërrijnë në vendngjarje.

Mbi 10 mijë persona janë evakuuar nga disa qendra tregtare në qendër dhe në periferi të kryeqytetit rus, tha një tjetër burim për “TASS”. Alarmet për bomba përmes telefonatave anonime u dhanë për 9 qendra tregtare “Auchan”, të cilat janë evakuuar të gjitha si masë paraprake. Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi këtë çështje. Shërbimet e forcave speciale dhe policisë janë duke verifikuar raportimet për një alarm për bombë edhe në ndërtesën e Administratës Presidenciale të Rusisë, të ndodhur në rrugën “Ilyinka” të Moskës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …