Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit arkivor bëjnë promovimin e përbashkët të “Fjalorit Terminologjik Arkivor”, si dhe hapjen e Ekspozitës së përbashkët me dokumente të rëndësishme arkivore nga të dy Arkivat. Ekspozita hapet sot në ora 11. 00. Promovimi i Fjalorit dhe hapja e Ekspozitës bëhet në lokalet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
