leoni

Dita e Fëmijëve shënohet edhe në Skenderaj

Me aktivitete të ndryshme është shënuar 1 Qershori – Dita e Fëmijëve, në Skenderaj, në të cilat aktivitete kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me drejtorët e Komunës dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti. Fillimisht, kryetari Jashari, nën patronatin e të cilit edhe janë organizuar aktivitetet, ka pritur një grup fëmijësh në sallën e Kuvendit Komunal me të cilët ka bashkëbiseduar dhe i është përgjigjur pyetjeve të tyre. Kryetari Jashari ka thënë, fëmijët arsyeshëm kërkojnë çdo ditë vëmendjen tonë, për një jetë pa brenga, mundësi të barabarta, gjithëpërfshirje dhe kushte më të mira në çdo aspekt të jetës. Dhe pa politikë por me sinqeritet të lartë kemi bashkëbiseduar shumë hapur për shumë çështje që u takojnë atyre, kryesisht për objekte shkollore, salla të sporteve, hapësira gjelbëruese dhe parqe ku ata mund të kalojnë kohën e lirë. Ndërkaq, në Sheshin “Adem Jashari”, me pjesëmarrje të fëmijëve të moshave të ndryshme është organizuar programi artistik, në të cilin kanë marrë pjesë më pika artistike grupi i fëmijëve parashkollor të Çerdhes “Nëna Zahide”, fëmijët nxënës të shkollave fillore të komunës, me këngë, valle e recitale. Kryetari Jashari në fund ua ka uruar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të Skenderajt dhe të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …