Hashim Thaçi: Caktimi nga ana e BE-së i Miroslav Lajçakut për të zgjidhur problemin Kosovës, është ofendim

Kryetari, Hashim Thaçi dëshmon se veprimtarët: Ali Ukaj dhe Remzi Hoxha i ka likuiduar regjimi i Salih Berishës

Kryetari i i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ali Uka është vrarë nga njerëzit e Sali Berishës, ndërsa në ato momente ai ishte në burg. Ai pa pranuar se e kishin  arrestuar në Tiranë me pretekstin e armëmbajtjes pa leje. “Jam arrestuar dhjetë orë para se të vritej Ali Ukaj, te ura e Elbasanit në mënyrë brutale, definitivisht nga autoritetet e Sali Ramë Berishës. Kam qëndruar 24 orë në komisariat. Dhe kur është vrarë Ali Ukaj unë kam qenë në burg. Ekziston dosja, vetëm nëse është prishur”. “Dokumenti për arrestimin tim mund të gjendet në Komisariatin numër një të Tiranës…U kam thënë mos më keqtrajtoni kam familje në Kosovë. Këto gjëra që mi keni zënë janë logjistikë për UÇK-në. Jam ushtar i UÇK-së, mos më nxirrni në televizion sepse e kam familjen në Kosovë dhe Serbia mund t’i keqtrajtojë ata”, ka shpjeguar,  Hashim Thaçi.

Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së thotë se ka hasur në mirëkuptim nga oficeri i rastit por sipas tij ka pasur edhe të tillë që kur kanë dëgjuar UÇK-në janë sjellë brutalisht. Thaçi ka thënë se ish shoku i tij i dhomës, Ali Ukaj disa ditë para vrasjes pretendonte se kishte zbuluar vrasjen e atdhetarit, Remzi Hoxha. “Sipas Aliut, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të fshehtë mes Sali Berishës, Sllobodan Millosheviqit dhe Kiro Glogorovit në Ohër. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte kidnapuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut çonte direkt tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …