Opozita në Shqipëri do të vazhdoj edhe sot protestën e saj të radhës në Tiranë nëpërmjet së cilës kërkon largimin nga pushteti të kryeministrit, Edi Rama. Protesta organizohet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre dhe mbahet në mbrëmje. Partitë opozitare vazhdojnë me zotimin e tyre se nuk do t’i ndalojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta edhe kësaj radhe do të mbahet në mbrëmje dhe është reagim ndaj fillimit të fushatës zgjedhore përzgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 30 qershor, zgjedhje të cilat po kundërshtohen nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …