Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj edhe një herë ka rikonfirmuar se qëndrimet e Opozitës janë të pandryshueshme dhe se nuk ka seancë të Kuvendit të Kosovës! Opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar mendje lidhur me vazhdimësinë e seancave në Kuvendin e Kosovës. Edhe dje por edhe sot zyrtarët opozitarë kanë deklaruar se do të bëjnë çmos që të pengojnë seancën e Kuvendin të Kosovë. Pengimin e vazhdimit të seancës e konfirmon edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërsa i pyetur se a do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe se a do të pengojnë edhe këtë seancë, Haradinaj tha se “Do ta kundërshtojmë mbajtjen e çdo seance, do ta shihni cilat masa do t’i ndërmarrim sot”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …