leoni

Dhuna ne protesta

Ambasadsa amerikane në Shqipëri e ka dënuar dhunën në protestën e organizuar nga Opozita në Tiranë

Pas Ambasadës britanike, për protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë, ka reaguar edhe Ambasadës e SHBA-së. Në një deklaratë për media, Ambasada amerikane dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës. “Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, thuhet në reagim. Ndryshe, protesta e opozitës ka përfunduar para pak momentesh te selia e PD-së me një fjalim të mbajtur nga kreu demokrat Lulzim Basha.  

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …