Ilir Meta: Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK-së në ushtri

Ilir Meta: Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK-së në ushtri

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se prania e NATO-s në Kosovë kontribuon për një mjedis më të sigurt në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg. Më tej, kreu i shtetit shqiptar u shpreh se Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK-së në ushtri multietnike, dhe në ndërveprim të plotë me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …