Forca e Sigurisë së Kosovës është pjesë e ushtrimit fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, e cila po realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Përgjigjja e Menjëhershme-19”. FSK-ja merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit. Ushtrimi ka filluar me datë 20 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në Kroaci, Slloveni dhe Hungari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …