20 vjet më parë në natën mes 2 dhe 3 qershorit të vitit 1999, në vendin e quajtur te “Vreshtat e Senikut” kanë rënë në altarin e Atdheut dëshmorët e UÇK-së, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu. Atë natë, tre luftëtarët emblematikë të Njësive Speciale të SHP të UÇK-së, deri sa po bënin përpjekje të depërtonin në Kleqkë, ku ndodhej Shtabi i Brigadës, 121 Ismet Jashari-Kumanova, bien në pritë të forcave ushtarake serbe dhe pas një shkëmbimi të zjarrit kanë rënë në altarin e lirisë, Milaim Beha, Kujtim Krasniqi dhe Ejup Kryeziu. Edhe pse i plagosur rëndë, kishte arritur të shpëtonte, Hafir Kryeziu. Dje me një aktivitet përkujtimor në Malishevë Ejup Kryeziu është shpallur hero i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …