leoni

Kryetari Thaçi u thotë diplomatëve francezo-gjermanë se është për të vazhduar dialogu me Serbinë, por pa kushtëzime

Hashim Thaçi: Do ta vazhdojmë dialogun me Serbinë, por pa kushtëzim me liberalizim të vizave

Kryetari, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të kryetarit Macron dhe kancelares Merkel. “Ai u uroi mirëseardhje dhe mirëpriti angazhimin francezo-gjermanë për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media. Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”. Gjithashtu, kryetari u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”. Kreu i shtetit kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Në fund, ai u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …