Kuvendi komunal në Viti mbajti mbledhjen e pestë të radhës

Këshilltarët e Kuvendit komunal të Vitisë, kanë mbajtur mbledhjen e pestë të radhës, në të cilën pos pikave të rendit të ditës, është diskutuar dhe miratuar edhe propozim vendimi për shpalljen e ish-Presidentes Atifete Jahjaga, qytetare nderi e komunës së Vitisë. Kjo ceremoni do të mbahet në shënimin e 14 qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë. Në këtë mbledhje u diskutuan dhe miratuan edhe propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, propozim vendimi për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave në Komunën e Vitisë, ku edhe u propozuan emrat e anëtarëve nga subjektet politike në Kuvend, mandej propozim vendimi për caktimin e lokacionit për vendosjen e pllakës përkujtimore kushtuar të rënëve Hajrulla e Saqip Tërpeza. Gjithashtu u miratua edhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit të Komitetit për Planifikim, Rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit vendimi nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.20198, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimi të objekteve dhe fushave sportive publike. Në këtë seancë, këshilltarëve i’u prezantuan edhe katër informata në fusha të caktuara që ishin kërkuar më parë nga këshilltarët. Me këtë rast, u dha një informatë (raport) mbi punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII. Informatë, mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, si dhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për periudhën janar-prill 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …