Ministri i Arsimit, Shyqiri Butyqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. “Biseduam rreth mungesës së teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në këtë trevë dhe iniciativave të vazhdueshme për të siguruar këto tekste. Shpreha gatishmërinë e MAShT që të ndihmojë jo vetëm në këtë proces, por edhe në bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Bytyqi pas takimit. Ministri është zotuar se do të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentët nga këto komuna. Ai ka theksuar se kjo kuotë edhe mund të rritet nëse ka interesim më të madh të të rinjve që të studiojnë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …