Limaj: Ka plotë tema, të cilat duhet të bisedohet me Serbinë, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke

Limaj: Ka plotë tema, të cilat duhet të bisedohet me Serbinë, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke

Bashkëkryesuesi i dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe kryetarit Macron. Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se angazhimi gjermano-francez në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm. “Angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, për ne është i mirëseardhur. Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces. Në takim përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentit Makron biseduam për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris. Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar. Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjende të qartë. Kosova në dialog me Serbinë ka plotë tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …