leoni

Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Komente për zhvillimet aktualite

Ata që ia nxinë jetën popullit shqiptar në Kosovë, ata që ia vranë shpresën rinisë shqiptare dhe e degdisën rrugëve të botës, ata që 16 vite liri dhe besimin e popullit i përdorën për të grabitur, për të paçkitur e trafikuar pasurinë, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar, ata që krijuan 10 komuna serbe e dhjetra vende të mbrojtura serbe në tokën shqiptare të Kosovës, ata që edhe Mitrovicën e ndanë në atë të Veriut dhe në atë të Jugut, ata që shtetin e Kosovës e bënë me fusnotë (me hije!), ata që fatin e Kosovës po duan ta lidhin me listën serbe-Serbinë, ata që ka pesë vite që po bisedojnë dhe që po përqafohen e po puthen me qeveritarët çetnikë serbë për krijimin e një minishteti serb (zajednicës) në Kosovë, ata që e lan Kosovën pa ushtri (pa mbrojtje), ata që miratuan Gjykatën Speciale për ta dënuar luftën e LPK-UÇK-së dhe të kombit shqiptar, ata që rrënuan ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, sigurinë dhe çdo vlerë e çdo interes kombëtar e demokratik të këtij populli dhe, ata që vranë gëzimin dhe festën e Pavarësisë, dje kërkonin të festojmë!! Por, populli shqiptar, me Flamurin e tij kuq e zi dje i mbushi sheshet dhe rrugët e Prishtinës për të protestuar kundër tyre, për ta mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit nga marrëveshjet dhe pazaret e tyre dhe për t’i larguar nga institucionet e Republikës…

MENDESIA, SJELLJA DHE VEPRIMI PRIMITIV I NJE PARTIE

(Komuna e Prishtines duhet ta largoje monumetin e Ibrahim Rugoves nga Sheshi I Kryeheroit dhe Kryeprofetit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe fotografine e tij nga Sheshi i Heroit te Shqiperise, Zahir Pajaziti)

Shume zhurme u be dje per nje fotografi te gabuar dhe ne vendin e gabuar! LDK-ja ka deshmuar dhe po deshmon ne vazhdimesi nje mendesi, sjellje dhe veprim primitiv! Kjo parti me origjine dhe rrenje nga Lidhja Komuniste nuk po ia del te reformohet dhe civilizohet! Isa Mustafa, puro komunist jugosllav, ne kohen qe ishte kryetar i komunes se Prishtines vendosi permendoren e kryetarit historik te LDK-LKJ-se Ibrahim Rugoves ne Sheshin e Kryeheroit dhe Kryeprofetit te kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut!! Po ky Isa Mustafa dhe po kjo parti politike me mendesi jugosllave-primitive vendosi fotografine e Ibrahim Rugoves ne Sheshin e Heroit te Shqiperise dhe te kombit shqiptar, Zahir Pajaziti!! Kjo nuk do te lejoheje dhe nuk do te beheje ne asnje vend te qyteteruar! Prandaj, komuna e Prishtines ka per detyre dhe ka detyrim ligjor, moral e kombetar qe ta heq kete fotografi nga Sheshi dhe t’ia dorezoje LDK-se ne seline e saj… Te njejten gje komuna e Prishtines duhet te beje edhe me permendoren e Ibrahim Rugoves te vendosur ne Sheshin e Gjergj Kastriotit, sepse nuk mund te lejojme qe te behemi hore para botes se qyteteruar me kete primitivizem te nje partie te pa reformuar! Jemi pjese e Evropes dhe e civilizimit te saj, madje djepi i civilizimit evropian, prandaj nuk duhet te tolerohet ky primitivizem fshataresk i LDK-se!

MANIPULATORET E REPUBLIKES DHE TE SOVRANITETIT TE SAJ PO MANIPULOJNE EDHE ME IBRAHIM RUGOVEN

Edhe sot degjuame nga Isa Mustafa, Atifete Jahjaga dhe nga soji i tyre se “Ibrahim Rugova paska qene arkitekti i pavaresise”, “kryetari i pare i Kosoves” e genjeshtra tjera! Ibrahim Rugova ka qene kryetar historik i LDK-se, sepse ishte kryetar i pare i saj dhe kryetar i LDK-se deri sa vdiq, por nuk ishte asnjehere kryetar i shtetit te Kosoves dhe as i Republikes se Kosoves. Nuk e dime nese do te ishte po te mos kishte vdekur. Kjo hyne te supozimet! Kryetar i pare i Republikes se Kosoves ishte Fatmir Sejdiu, te cilin e shkarkuan ne menyre mafioze me Gjykaten (anti)kushtetuese te Enver Hasanit! Ibrahim Rugova ishte arkitekt i nje Kosove te hapur ndaj Shqiperise (Republikes se Shqiperise) dhe ndaj Serbise! Fatkeqesisht edhe keta qe po i ngritin monumente, qe po i thurrin lavde dhe po e ngrejne ne qiell arkitekte dhe zbatuese te ketij projekti te tij jane. Republika e Kosoves, e qeverisur nga Ise-Hashimi me konceptin dhe vizionin e Ibrahim Rugoves, po vazhdon te jete e hapur me shume ndaj Serbise se ndaj shtetit tone, Republikes se Shqiperise!! Kjo edhe eshte arsyeja pse populli shqiptar ne Kosove eshte ngritur kunder ketij projekti, kunder ketij koncepti dhe kunder ketyre arkitekteve antishqiptare, qe po rrezikojne sovranitetin e Republikes dhe lirine e sigurine e saj, kunder ketyre qe po duan te krijojne nje shtet me sovranitet te dyfishte, sic angazhoheje edhe Rugova: pak Serbia e pak ne! Madje, po te kishte mundesi Isa Mustafa dhe klika e tij do te shkonte pertej konceptit dhe projektit te babait te tyre politik… Ibrahim Rugova ishte, e shumta, arkitekt i nje marreveshjeje per rihapjen e shkollave me ndermejtesimin e nje shoqate te krishter, SHen Egjidio !! Kaq ishte vizioni dhe takati i tij !

Arkitekt, vizionare dhe realizuese i clirimit te Kosoves nga Serbia ishte dhe mebeti populli shqiptar i Kosoves, kombi shqiptar (kryesisht Tirana zyrtare e Enver hoxhes) dhe bijte e saj te organizuar ne organizata atdhetare deri te LPK-UCK-ja, e cila eshte me meritorja per clirimin e Kosoves nga Serbia… Ndersa, lirine e fituar po perpiqen ta hane dhe ta rrenojne bandat kuislinge te udhehequra nga Ise-Hashimi… Kjo eshte edhe arsyeja pse nuk iu ngrit monumenti Komandantit Legjendar Adem Jasharit ne Prishtine, i cili u perpoq, qendro dhe ra me arme ne dore (me gjithe familjen dhe farefisin e Tij) per nje Kosove shqiptare dhe te bashkuar me Republiken e Shqiperise, e jo per nje Kosove te Ibrahim Rugoves e Isa Mustafes te hapur ndaj Serbise dhe Shqiperise…

TE FSHEHUR NE TAVANET E PALLATIT TE QEVERISE DHE TE MBROJTUR NGA MIJERA POLICE ISA DHE HASHIMI I KERKOJNE MEJDAN POPULLIT SHQIPTAR

S’ka shqiptar qe eshte i habitur me qendrimin dhe me deklaratate e Isa Mustafes dhe as me bashkepunimin (kuislingimin) e tij me Serbine, sepse ishte, eshte dhe do te vdes filojugosllav dhe bashkepunetor i Jugoserbise, tash i Serbise… Ka shqiptar qe po habiten me qendrimin dhe deklaratate bajate te Hashim Thacit, i cili u ngrite duke pervetesuar dhe “kapitalizuar” perpjekjen, veprimtarin dhe luften e LPK-UCK-se, si dhe flijimin e mijera deshmoreve te kombit.

Edhe sot, menjehere pas protestes, ne vend se ta ulnin koken, te benin nje dush me uje te ftohte dhe te mendonin per gjendjen ku e kane katandisur Republiken e Kosoves dhe popullin e saj shqiptar, ata (Hashimi dhe Isa) vollen urrejtje, kercenime dhe helm ndaj popullit te Kosoves!! Ata, te fshehur diku ne tavanet e pallatit te qeverise apo diku tjeter dhe te mbrojtur nga mijera police te armatosur deri ne dhembe i kerkonin dyluftim (mejdan) popullit shqiptar, dhe ate, pas shperndarjes se qete te protestes, pasi njerezit ishin kthyer ne shtepite e tyre!! Po te ishin te tille burre dhe te tille azgana do te dilnin ne shesh dhe do te ballafaqoheshin me popullin e tyre ne mejdan… Jane keta dy dhe bandat e tyre kusilinge qe perqafohen e puthen perdite me Serbine dhe qeveritaret e saj, ndersa populli tone i kerkojne mejdan!! Me behet qe keta njerez nuk jane normale. Prandaj, mendoj qe Ise-Hashimi duhet te dergohen ne ndonje klinike psikiatrike per trajtim. Duket qe tashme kane te njejten diagnoze!

HAJVANKOSOVARET QE ME SHUME I TREMBEN FLAMURIT SHQIPTAR DHE SHQIPTARISE SE SERBISE DHE ZAJEDNICES

Edhe sonte degjuam dhe pame shqetesimin e madh te hajvankosovareve te trembur nga Flamuri yne shqiptar, nga flamuri qe daton te pakten qe nga shek IV para erse sone! Ky fare soji i hajvankosovareve edhe sonte po flisnin e po shkruanin per flamurin e Shqiperise dhe per flamurin e Kosoves!! Me Shqiperi, keta hajvankosovaret nuk kuptojne cdo pellembe te tokes shqiptare, por vetem nje te katerten e Shqiperise (Republiken e Shqiperise), ndersa pjesa tjeter, tri te katertate e Shqiperise, sipas tyre, jane toka jo shqiptare dhe nuk jane te Shqiperise! Po sipas tyre edhe Kosova eshte nje vend tjeter, jo shqiptar, nje Republike qe nuk i takon Shqiperise bashke me Republiken e Shqiperise, por nje vend dhe nje popull i huaj per shqiptaret dhe per Shqiperine! Mallkimi i Fishtes raft mbi ta!

Flamuri-lecka e Ahtisarit eshte flamur politik-antishqiptar i imponuar nga Fuqite e Medha dhe nga kuislinget dhe hajvankosovaret e Kosoves, por kurre flamur i popullit shqiptar te Kosoves! Flamuri politik-antishqiptar i Kosoves ka te gjitha ngjyrat dhe elementet e flamurit te Bosnjes, njesoj si edhe himni dhe sistemi zgjedhor!! Por, per shqiptaret nuk eshte ceshtje flamuri i Ahtisarit dhe simbolet e tij sot! Per shqiptaret dhe per cdo force atdhetare ne Kosove ceshtje e pare dhe e fundit sot eshte shkeputja e plote e Kosoves nga Serbia… Te tjerat vijne pastaj!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …