Filluan punimet në rrugën Junik - Deçan

Filluan punimet në rrugën Junik – Deçan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun me Deçanin dhe inspektoi punimet në një projekt tjetër të kësaj komune. Këto dy projekte infrastrukturore, vlera e të cilave shkon në gjysmë milioni euro, janë investim i MIT-së dhe ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes për banorët e fshatrave të Junikut dhe Deçanit, e po ashtu edhe në zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni me potenciale të mëdha. Ministri Lekaj i bëri vizitë plantacionit të pemtarisë “Luna”, ku konfirmoi mbështetjen e Qeverisë Haradinaj dhe dikasterit që ai drejton nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe forma tjera të mbështetjes për ndërmarrësit që gjenerojnë vende pune.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …