Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Kosova e Serbia duhet të marrin shembull Marrëveshjen mes Maqedonisë e Greqisë

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Kosova e Serbia duhet të marrin shembull Marrëveshjen mes Maqedonisë e Greqisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të marrin si shembull Marrëveshjen historike të Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë,  jo për të harruar të shkuarën, por për të shkuar përpara ashtu siç po shkon Maqedonia e Veriut dhe le të mbetet ky shembull si një model për vendet e tjera për të ecur përpara. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave se sa të sigurta janë vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në NATO, si për shembull rasti i Kosovës, ai ka deklaruar se në Kosovë nëpërmjet misionit të KFOR-it, NATO-ja është aty për të dhënë garanci, paqe dhe mbrojtje për të gjitha komunitetet në Kosovë, po ashtu edhe të serbëve. Stoltenberg theksoi se Kosova ka nevojë më shumë për një zgjidhje politike mes saj dhe Serbisë, dhe një mbështetje që dialogu të fillojë sërish.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …