Partia FJALA

Partia FJALA e vetmja parti në Kosovë, cila iu uroi besimtarëve islamë festën e Fitër Bajramit

Në urimin e Partisë FJALA për Fitër Bajramin thuhet: Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare. Lutemi që ZOTI i Lartë madhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, nuk duhet të i harrojmë jetimët, të varfrit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Mos të gëzohemi vetëm për vete, por të i gëzojmë edhe ata, të ju ndihmojmë dhe të jemi pranë tyre në çdo aspekt. Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundoj drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët.

Për dallim nga herët e tjera dhe për dallim nga urimet për festat fetare të krishtera, partitë politike shqiptare të Kosovës nuk u kanë uruar këtë festë fetare besimtarëve islamë, ndoshta edhe për faktin se kanë qenë të zënë me këshilltarët  e krerëve më të lartë të Francës dhe Gjermanisë. As krerët e lartë të Shtetit që kanë shtuar iftare për krerët fetarë të vendit, gjatë muajit të agjërimit  nuk e kanë parë të arsyeshme të urojnë besimtarët islamë, apo ndoshta e kanë lënë për nesër. Në fund pak para postimit të këtij lajmi, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi postoi një urim për Bajram.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …