Mali i Zi insiston të ndërtojë një kishë ortodokse në Martinaj, ku nuk ka asnjë familje serbe apo malazeze

Mali i Zi insiston të ndërtojë një kishë ortodokse në Martinaj, ku nuk ka asnjë familje serbe apo malazeze

Vazhdon të jetë e tensionuar gjendja  midis banorëve shqiptarë të fshatit Martinaj të Gucisë, në Mal të Zi dhe Kishës ortodokse serbe në këtë shtet. Autoritetet  kishtare të Malit të Zi po bëjnë përpjekje për të ngritur një kishë ortodokse, në fshatin Martinaj edhe pse nuk ka as ka pasur ndonjëherë besimtarë të këtij komuniteti. Kisha ortodokse serbe synon të ngre faltoren në tokën e familjes Prelvukaj. Në kohën e pushtimit të kësaj treve shqiptare nga ish Jugosllavia despotike, edhe pse pa besimtarë ortodoksë  kisha ishte ngritur aty në vitin 1933, por në vitin  1941 banorët e fshatit e kishin rrënuar. Përpjekjet për ta ringritur janë ringjalluar gjatë viteve të fundit, ndërsa kanë ndeshur në kundërshtimin e vendosur të banorëve shqiptarë të kësaj treve. Edhe pse  komuna e Gucisë nuk ka dhënë leje për ngritjen e një objekti të tillë, krerët ortodoksë serbë po përpiqen me çdo kusht ta rregullojnë kishën, me qëllim shantazhi e nxitje të dhunës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …