Haradinaj - Merkel

Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave

Pas samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave, ku temë qendrore e këtij takimi pritet të jetë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. Njohës të çështjeve politike thonë se në këtë takim çështje kyçe që do të diskutohen janë taksa dhe dialogu. Për veç këtyre temave në këtë takim do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Sa i përket taksës, duhet se deri më tani kryeministri Haradinaj nuk iu është nënshtruar presioneve lidhur me  pezullimin e saj. Pas samitit të Berlinit, liderët shtetërore me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron me 1 korrik do të takohen në Paris, me qëllim për të biseduar lidhur për rifillimin e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …