UNDP

MMPH mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit

Ministria e Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim,  në Kosovë, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh ndërsa manifestimi qendror do të mbahet nesër në parkun e Gërmisë në orën 11:00. UNDP-ja  do të ketë tendën ku do të promovoj/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe me fokus të veçantë në  vetëdijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit. Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër – “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë, Fatmir Matoshi, Minstër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Melis Munt, nga Estonia, zonja Alessandra Rokasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, pastaj  Shyqiri Bytyqi, Ministër I Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Shpend Ahmeti, Kryetar I Komunës së Prishtinës dhe përfaqësues të institucioneve e të ftuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …