Në Ratkoc të Rahovecit është kujtuar në 21-vjetorin e rënies, heroi i Kosovës, Naser Krasniqi

Në Ratkoc të Rahovecit është kujtuar në 21-vjetorin e rënies, heroi i Kosovës, Naser Krasniqi

Në Ratkoc të Rahovecit është kujtuar në 21-vjetorin e rënies, heroi i Kosovës, Naser Krasniqi. Kryetari i Rajovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se Krasniqi ishte trim dhe zemërzjarr për Kosovën duke i shërbyer besnikërisht deri në frymën e fundit luftës çlirimtare. “Gjithnjë do të të kujtojmë si një luftëtar i pashoq që s’të mposhtën dallgët e jetës dhe që për lirinë e atdheut tonë, sakrifikove jetën tënde. Ti shok i shtrenjtë Naser, fitove përjetësinë në histori dhe në kujtesën e brezave. Padyshim, liria e Kosovës mban vulën e gjakut dhe sakrificave të luftëtarëve tanë trima”, deklaroi ai. Kreu i Rahovecit ka thënë se të gjithë bashkë, kudo që jemi e kemi detyrim të punojmë çdo ditë për ta jetësuar idealin e dëshmorëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …