Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, Zyra e BE-së dhe Ministria e Drejtësisë kanë organizuar diskutimin me temën “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative” Projekti në vlerë prej 2 000 000 euro financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Agjencia për Sanksione Penale e Finlandës. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se masat alternative nuk duhet tu jepen kryesve të krimeve si korrupsioni, krimit të organizuar apo krime të tilla. Sipas tij, masat alternative duhet tu jepen të miturve të cilët shkelin ligjin pasi Tahiri thotë se ata duhet të riintegrohen në shoqëri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …