Rasim Selmanaj thotë se AAK nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Rasim Selmanaj, thotë që Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në raport me heqjen e taksës

Ndonëse presioni i BE-së për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe sa vjen e shtohet, institucionet e Kosovës mbeten të palëkundura në mbajtën e tarifës në fuqi. Teksa heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni gjermano-francez që e vizitoi të hënën Kosovën, deputetët vlerësojnë se edhe nëse taksa hiqet Serbia nuk do të rikthehet në tavolinë të bisedimeve. Deputeti nga radhët e partisë në pushtet AAK, Rasim Selmanaj, ka thënë që Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në raport me heqjen e taksës, derisa nuk do të pranohet asnjë kusht nga Serbia. Deputeti i AAK-së theksoi se Kosova është e gatshme për dialog, mirëpo për dialog pa kushte. “Ne jemi për dialog pavarësisht se Kosova i ka një mijë arsye që të vendosë kushte, por ne nuk po e bëjmë këtë gjë, përkundrazi ne jemi të gatshëm për dialog, por pa kushte”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …