16 Qershori në Malishevë, do të shënohet me shumë aktivitete

 

 

 

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është bërë e ditur se me rastin e shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, do të zhvillohen aktivitete të shumta, kulturore dhe sportive, krahas aktiviteteve tjera të rregullta dhe zyrtare. Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka deklaruar se janë duke u bërë përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, që këtë vit është dhe jubilar, pasi është 20 vjetori i çlirimit të Malishevës. “Aktivitetet janë të shumta, ku krahas aktiviteteve zyrtare, si mbledhjet solemne, nderimet dhe homazhet dhe tubimi qendror, gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të shumta kulturore dhe sportive, të cilat janë përgatitur për këtë rast. Përndryshe, në këtë mbledhje të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar para nënkryetarit Berisha, për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për këtë javë. Bazuar në këto raportime, ditëve në vijim, do të fillojnë të realizohen edhe shumë projekte të planifikuara, pjesë e investimeve kapitale, e që kryesisht lidhen me infrastrukturën. Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se nga java e ardhshme, varësisht prej kushteve atmosferike, pritet të filloj edhe fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, në zonat endemike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …