Në një aktivitet të mbajtur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ka marrë pjesë edhe kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Ai ka inkurajuar femrat e Kosovës që të mirren me sport, dhe të ndjekin shembullin e Majlunda Kelmendit e Nora Gjakovës, të cilat kanë arritur sukses të jashtëzakonshmë ndërkombëtar në sportin e xhudos. Kryetari në këtë aktivitet foli edhe për liberalizimin e vizave, për të cilin tha se duhet të ndodhë shumë shpejtë, dhe që të rinjtë e Kosovës të lëvizin lirshëm, e në këtë mënyrë të përmbyllet diskriminimi që po bëhet nga BE-ja. Kujtojmë se Thaçi ka rikujtuar edhe njëherë ditëve të fundit se Kosova nuk do të pranojë kushte të reja për liberalizimin e vizave.
