Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar

Fjalët për ndryshim kufijsh janë vetëm “simptome” të problemit të Kosovë, ka thënë Kristofer Robert Hill

Fjalët për ndryshim kufijsh janë vetëm “simptome” të problemit të Kosovës, ka deklaruar për Dojçe Vele ish i dërguari special amerikan për Kosovën, Kristopher Robert Hill. “Më vjen keq që në vitin 2019 ende janë pesë vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. I kuptoj arsyet, sepse secila e ka Kosovën e vet”, është shprehur Hill. “Por, nëse më pyetni për qëndrimin tim, unë e dua Kosovën që është bërë shtet i pavarur, meqë njerëzit e saj kanë dashur që ajo të jetë e pavarur, por që ky shtet i pavarur të jetë i pranueshëm për fqinjët dhe gjithë Europën. Ka ende shumë punë”, ka shtuar ai, “Mendoj se çështja e Kosovës mbetet çështje që ndan Europën nga qëllimi i saj që të bëhet e tërë dhe në paqe”, është shprehur Hill.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …