Ambasadori i Maqedonisë Veriore, Rexhep Saliu, vizitoi Malishevën

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Çerkin Dukolli, kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe shefja e kabinetit të kryetarit Blerta Krasniqi. Vizita ishte me karakter pune dhe njohje, në mes të ambasadorit dhe kryetarit Begaj. Ambasadori i Maqedonisë Veriore, Saliu, fillimisht shprehi kënaqësinë e tij për vizitën dhe pritjen në Malishevë, ndërsa gjatë bisedës me kryetarin Begaj, ambasadori Saliu, ka folur për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, sidomos në nivelin komunal, me qëllim të rritjes së komunikimit dhe të marrëdhënieve në fushat e kulturës dhe të ekonomisë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar ambasadorin Sliu, për vizitën në Malishevë, vizitë e cila ka rëndësi të madhe për komunën, sepse krijimi i lidhjeve të përbashkëta, në mes të Komunës së Malishevës, me komunat në Maqedoninë Veriore, është me interes të përbashkët. Kryetari Begaj, paraqiti nevojën e krijimit të lidhjeve më të fuqishme mes komunave në të dy vendet. Këtë nevojë të krijimit të lidhjeve në mes të komunave, edhe ambasadori Saliu e mbështeti dhe ofroi gatishmërinë e ambasadës dhe gatishmërinë e tij personale, që me hapa konkret të realizohen këto raporte të bashkëpunimit të Komunës së Malishevës me komunat në Maqedoninë Veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …