Arsim Tahir Tahiri u lind në Klinë të Mesme, më 30 dhjetor të vitit 1976. Prindërit: Tahiri dhe nënë Shemsija kishin tre fëmijë: Bashkimin, Arsimin dhe Lulen. Arsimi, tetëvjeçaren e kreu në shkollën, “ Idriz Barani”, ndërsa të mesëm, në shkollën, “Zenel Hajdini”, në Klinë të Epërme.
Edhe pse në moshë të re ishte gjithmonë i pranishëm në organizime të ndryshme që zhvilloheshin asokohe për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Për shkak të kësaj veprimtarie shumë herë ishte përndjekur nga regjimi in Serbisë së kohës së Milosheviqit Kontaktet e para me UCK-në, i kishte lidhur në vitin 1997, në Prekaz të Epërm, ku mori detyrën e furnizuesit me armë.
Tri herë radhazi shkon në Shqipëri për armatim. Herën e parë ishte pjesë e një grupi ku bënin pjesë 380 luftëtarë vullnetarë, që ishin nisur drejt shtetit amë. Herën e fundit Arsimi pasi ishte armatosur me armë të ndryshme në Shqipëri ishte nisur për në Kosovë së bashku me luftëtarin gjerman, Roland Bartecko, i njohur me nofkën “ Shabani” i cili ishte ardhur vullnetar të luftonte në radhët e UÇK-së kundër regjimin okupator e shqiptar-vrasës në Kosovë
Luftëtari i UÇK-së, më venë dëshmor i kombit Arsim Tahiri stërvitjet e para ushtarake i kreu në Likoc të Drenicës, ku ishte njëra ndër bazat më të forta të luftës dhe ku vepronte edhe SHP i UÇK-së. Më vonë u sistemua në Brigadën 114 Fehmi Lladrovci të Zonën Operative të Drenicës. Atje kishte bashkëluftëtarët, Ilmi Brahimi, Fadil Ajeti, Nuredin Lushtaku e të tjerë.
Arsimi me bashkëluftëtarët e tij ka marrë pjesë në shumë luftime kundër forcave ushtarake e policore serbe në: Vaganicë, Pirq, Prekaz, në Klinë e Mesme e në fronte të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me 23 korrik 1998 forcat kriminele serbe hyjnë në fshatin e tij të lindjes, në Klinë të Mesme dhe fillojnë të sulmojnë, Arsimi me të vëllanë, Bashkimin si dhe me bashkëluftëtarët: Samedin Salihu, Fadil Ajeti dhe të tjerë shkuan me shpejtësi dhe ndihmuan popullatën civile të largohen prej fshatit. Luftimet zgjatën afërsisht dy orë. Në këto luftime forcat kriminele serbe kishin përdorur armë të kalibrave të ndryshëm por edhe minahedhës, por falë përforcimeve që kishin ardhur nga luftëtarët e Prekazit e vendeve për rreth çlirimtarët e Kosovës kishin triumfuar edhe në këtë betejë.
Më 6 qershor 1999, në vigjilje të lirisë, në luftimet e zhvilluara në Klinë të Mesme, ka rënë dëshmor, Arsim Tahiri. Trupin e tij bashkëluftëtarë e kanë varrosur në Prekaz, ndërkaq pas lufte është rri varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në fshatin Polac, ku pushojnë në përjetësi edhe dëshmorët tjerë të kombit.
Arsim Tahiri, gjatë luftës ka mbajtur edhe një ditar me shënime e krijime tjera por ato të gjitha janë djegur me rastin e shkatërrimit të shtëpisë të tij nga kriminelët e zjarrë-vënësit serbë. Arsim Tahirit i është ngritur përmendorja në Klinë të Mesme. Familja ka marrë mirënjohje nga kuvendi Komunal në Skenderaj dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. (A. B.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …