Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, kërkon përfshirjen e tri komunave në dialogun Kosovë Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, kërkon përfshirjen e tri komunave në dialogun Kosovë Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar  në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, ka kërkuar përfshirjen e kësaj çështjeje në marrëveshjen përmbyllëse mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur në Nënkomisionin e të Drejtave të Pakicave të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Mustafa ka thënë se ndaj komunitetit shqiptar në Serbi bëhen shumë shkelje të të drejtave. Ai ka theksuar se Serbia nuk po i përmbahet tri marrëveshjeve që kishte nënshkruar me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. “Më lejoni të theksoj se të gjitha të dhënat empirike dhe statistikore dëshmojnë se nuk ka pasur përmirësime të dukshme në dy fushat kryesore nga marrëveshjet për paqe në mes të liderëve politik të shqiptarëve dhe shtetit serb: integrimin gjithëpërfshirës i shqiptarëve (të drejtat e tyre kolektive) dhe zhvillimin socio-ekonomik. Qeveria e Republikës së Serbisë nuk po i jetëson tri marrëveshjet që i ka firmosur me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës më vitet 2001, 2009 dhe 2013 me prani ndërkombëtare, ne shpresojmë që procesi i integrimeve evropiane do ta nxisë Serbinë që t’i plotësojë të gjitha standardet evropiane sa i përket të drejtave individuale dhe kolektive”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …