Ministri Reçica, deputeti Shala dhe kryetari Begaj, të kënaqur me punimet në ndërtimin e qendrës së banimit social

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilët edhe kanë inspektuar punimet në ndërtimin e qendrës së banimit social, projekt i financuar nga Ministria dhe Komuna. Ata janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e kësaj qendre, e cila do ti strehoj 44 familje në nevojë. Fillimisht, ministrin Reçica dhe deputetin Shala, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj i ka pritur në një takim, ku kanë biseduar për çështje të ndryshme. Kryetari Begaj, e ka falënderua ministrin Reçica, për projektin e ndërtimit të qendrës së banimit social, një objekti cili ka rëndësi të madhe, pasi do të sigurohet strehim për 44 familje në nevojë. Po ashtu e ka falënderuar edhe për projektet tjera, në veçanti që lidhen me fushën e punësimit, pasi në vazhdimësi po angazhohen punëtorë sezonal. Edhe ministri Reçica, është shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti madhor, të qendrës së banimit social, pasi me këtë po krijohet mundësi e zgjidhjes së problemit të strehimit për 44 familje dhe kjo është diçka e madhe. “Si ministri, jemi duke u munduar me të gjitha forcat, që brenda mundësive buxhetore të investojmë në projekte konkrete sociale, me qëllim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Po ashtu, jemi duke punuar edhe në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore për zgjidhjen e shumë çështjeve sociale në vend”, tha ndër tjerash ministri Reçica. Kryetari Begaj, e ka paraqitur para ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, edhe problematikën e zyrave regjionale për rastet sociale, e në veçanti për kategoritë e luftës, të cilët duhet të shkojnë nga Malisheva në Gjakovë, për paraqitje apo nxjerrje të ndonjë dokumenti, përderisa qytetarët nuk kanë as linja autobusi për të shkuar, dhe shpesh ballafaqohen me problem të ndryshme dhe nuk mund të kryejnë punë. Me këtë rast, kryetari Begaj, ka kërkuar që për çështje të tilla, zyrat të hapen në komunë, që përfituesve të skemave sociale, të ju lehtësohet rregullimi i dokumentacionit. Ministri Reçica, ka thënë se është i njoftuar me këtë problematikë dhe është duke u angazhuar në këtë drejtim, për gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme, në mënyrë që rastet sociale dhe kategoritë e luftës, në veçanti invalidët, ti kenë shërbimet sa më afër dhe shërbimi të shkoj te qytetari, e jo qytetari të vrapoj pas shërbimeve. Në fund, Ministri Reçica, deputeti Shala dhe kryetari Begaj, e kanë vizituar qendrën e banimit social, e cila është në ndërtim e sipër, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve, të cilat sipas mbikëqyrësit zyrtar, janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë, dhe u njoftuan se kjo qendër do të ndërtohet brenda afateve të përcaktuara kohore, e rrjedhimisht, pritet që deri në fund të vitit të jetë e gatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …