Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: ÇDO E DYTA FJALI E ALEKSANDER VUÇIQIT PASOJË E NJË SMUNDJE RRENASH INFEKTIVE

Në Kosovën Veriore dikush ka gjuajtur me armë i pari. Atij që ka qitë me armë I pari shtrohet pyetja a I ka lëshuar urdhër “diplomati” I UNMIK –ut me prejardje ruse, apo Kryetari I Serbisë A. Vuçiqi. Dhe kush ka qitë I dyti fare nuk është me rendësi, sepse dyluftimi ka filluar për t` I fshefur aferat finansiare të Vuqiçit dhe atyre që kanë bërë pazare me te në Romë, Bruksle, Vjenë, Budapesht, apo në ndonjë vend të masonerisë në Llozanë… Situata është shumë serioze edhe pse mbretërit e pazarit po e kalojnë këtë palgë me qellim edhe në Beograd, në Prishtinë e më shumë në Bruksle, sepse F.Mogerini, J.Hanni e ndonjë tejetër, tani nuk do ta kanë funksione në BE. Edhe me keq, këta dhe ata që nuk po I përmendi e kanë lënë Kosovën me bela ted era. Këtu ishte-është dhe do të jetë politika kujdestare e Putinit për ta destabilizuar Ballkanin dhe me mbetë çështja e Krimesë dhe Ukrainës në hie,përpos duke krijuar kriza tjera gjetiu. Lidhur me fjalimin e A. Vuçiqit, mund të sjellë një pyetje a ishte ky fjalim drejtuar popullit serb në interes të tij. Po, e lexoi kryetari I Serbisë një “studim” që nga përmbajtja del se nuk e ka shkruar ai e as sherbimi I tij  zyrtar. E vërteta, në atë fjalim vrehet dora e Akademisë serbiane dhe një dozë e priftërinjëve, ku ka dorë edhe Kremlini.

E vërteta, priftërinjët serb duhet të mendojnë me tru, e të MËSOJNË se vendi ma i shenjët për ta është Hilandari, I cili është në Greqi. Kjo do të thot sipas kutit iluzor serbian se Serbia duhet të kërkoi tokë edhe nga Greqia e jo nga Kosova, sepse kishat këtu janë në themle të kishave shqiptare. E Hilandari në tokë të kujtë është?.

Konstatimi se është fjala për një referat që  është nxierr nga trusti I Akademisë, për mua nuk është problem fare. Por është dhe mbetet plaga e vjetër në trurin e serbëve që kjo akdemi nga politika nacionaliste, shoviniste dhe centrist e ka futur jo më pak se TRI here serbinë buzë katastrofës gjatë shekullit  XX. Së pari më 1914-1918; së dyti më 1941-1944, së treti më 1981-1999.

Kryetari I Serbisë foli shumë për përqindjen e popullsisë serbe në Kosovë. Çdo shifër që e ka prezantuar është katerciprisht falsifikat I ditur shekncorisht. Ja faktet. Pse u konvertua fjala RASHë në Rashkë; pse Princ Dushani kur u shpall Car I serbëve anrbansëve dhe vllëhev 1346; Pse Mbreti hungarez Zhigmund më 1429 u shpallë : “Georgius dei gratia regni Rascie despotus et Albanie dominus” (Despot I mbarë Rashës dhe Shqipërisë). Pse disa princa shqiptar, serb dhe vlleh e ndrruan fenë nga tri here (Nemanja, Gjon Kastrioti e shumë të tillë. Pse në sistemin rasian arbansi duhej të punonte dy ditë  në javë në pronën e shtetit-kishës, për ta ruajtur pronën që do të thot se Arbanasit kishin prona të shumta;pse thuhet se “cili do Arbanas ose Vllëh thot se prona ka qenë e imja do të dneohet 500 copë dele (dok. 1330); Pse në Kodoin e Dushanit vetëm fjala Arbanas dhe Vvlëh shkruhen në TETË variuantat me germë të madhe, e pse serbët shënohen kudo me germë të vogël si “srbo”;pse Dushanin  eruanin veëm arbansit. E ky realitet deshmon se romaizim të ilirëve nuk ka pasë, se Arbanasit ishin kudo në Dardani shumicë; Pse kur hulumtohen kishat thguhet deri më 1303 “kisha byzantine” kur biznatin në Dardani nuk kishte por kishte arnas dhe pak vlleh si blegtorë. E pas vitit 1330 thuhet kisha serbiane, ndëra I ruanin dhe I ndertuan mjeshtrit rabanas. Dhe I bërën këto punë sepse feja ishte e njejtë-krishtere. E Nëse është “faj” ndryshimi I fesë, pse Nemanja e të tjerë princa rasianë e ndrruan fenë nga TRI HERË; pse babai I heroit kombëtar (Gjoni) Arnabas, e ndrroi fenë Tri herë: ortodoks, musliman dhe katolik. Lidhur me këtë, çka thot Jovan Tomiqi për “shpërnguljen nga Kosova më 1683-1690: “Është fjala për falsifikim të popave serbian që përciellet nga gjenrata në gjenratë përshkrimin e rrenave”.

Staistikat e popullsisë në Vilajetin e Kosovës  deri  më 1912: Lidhur me përqindjen e popullsisë Konzulli Italian Bernardo Berio, në Shkodër shkruan më 1876: “Kur shpërtheu lufta turko-malazeze dhe turko- serbiane shqiptarët ishin armiqësishtë të disponuar kundër sllavëve, por në këto rethna kjo nuk do të thot se sa janë të gatëshëm të mbesin besnik  ndaj një perandorie e cila po shkatërrohet. Konzulli Italian nuk e kishte të qartë se në Prizren serbianët e kishin hudhur kokën e derrit në xhami dhe ua kishin ndajmathë shqiptarëve katolik, krejtë me qëllim për t` I përqarë. Benardo Berie nuk e kishte njohur eskluzivitetin rreligjioz tolerantë në Shqipërinë Veriore. Bernardo Berie do të takohet me Prenk Bib Dodën e ri para se të shkojë në Stamboll zyrtarisht.Në kushte të pushtetit osamn, Bernardo Berie e sheh ekspanzionin shqitar me një anë dhe avrzionin ndaj malazezëve dhe rusëve në anën tjtër, sepse serbët janë aksidnetalisht me Vjenën duke u maskuar se Vjena nuk do ta pengojnë Serbinë të shtrihet kur të dojë në Aranutllëk, për t` iu afraur detit që I mungonte. Princi I MIrditës (Prenk Bib Doda) thot Bernardo Berie I kishte thenë në bazë të njohurive që I kishte si mik I Stambollit se: “Perandria Osamne I kishte 65 milionë banorë si Perandoria më emadhe në botë; se Prenadoria ruse I ka 18 milionë bnanorë, ndërsa Arbanas në Perandori janë rreth gjashtë (6) millionë banorë,të cilët shtrihen deri te Vranja-Nishi e Prekupja për të u lakuar kah Pazari I Ri ku pretendon Vjena t` I instalojë siprancat, sepse Serbia nuk e pengon fare”.(ARCHIVO  STORICO del Ministero degli affari esteri  Roma, seriao “ Politica 1867-1888. B. Berio sherbeu në Shkodër nga prnavera 1873 e deri në ditët e para të vitit 1879; ASMAE, B 213, 3216,18, XI 1876, nr. 193 cituar sipas B. H. 1978). Të njejtat burime flasin se serb në Ballkan ishin më pak se 2 milion banor. Lidhur me këtë edhe misionarët ushtrak dhe diplomatik angez flasin për numra të njejtë deri më 1912.Më 1902 Branisllav Nushiqi në librin etij “KOSOVA”, dokumenton se në këtë pjesë të Shqipërisë jetojnë jo më shumë se 6% Serbianë. Edhe më thellë, Aleksa Bogosalvleviq në librin e tij: “O ARNAUTIMA” , Nish 1897, thot te tekstualisht se : “lumenjët e Shqipërisë janë- Buna, Shkumbimi, Vjosa, Drini,Limi, Vardari, Ibri , Sitnica dhe Llapi. A. Bogosavleviqi nuk e përmend lumen Toplica sepse principata e Serbisë e kishte okupuar tërë rriedhën e saj tokësore më 1877.

Pas okupimit të Sanxhakut Nishit më 1877-1881 Principata e Serbisë në 714 fshatra dhe 6 qytete do të kolonizojë vetëm malazezë në fillim, sepse  nuk kishte popullsi. E pse e okupoi pra? Më vonë, nga viti 1987 e deri më 1912, Mbretëria e Serbisë në viset e Sanxhakut Nishit do t` I kolonizojë jo më shumë se 5600 persona. Ndërsa nga ky sanxhak duke e përfshirë një hapësirë deri te Kuamnova dhe Graçanica u shprngulen 350 000 shqiptarë. Kjo shifer tragjike për shqiptar ishte arsyeja kryesore pse u themlua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sepse çështja e muhaxherëve ishte plagë tragjike që vetëm themlimi I një Shqipërie do ta rreshtonte popullin të mbetet në trojet e veta, që për çdo dhjetë vejt po tkurreshin .

Aleksader Vuçiqi (2019) për strukturën e popullsisë në Kosovë 1912-1914 nuk foli fare. Ndërsa si kolonistë në Vilajetin e Kosovës u sollën në: Zonën e okupimit serbë 20 000 sllavë; në Zonën e okupimit malazez u sollën 6000 kolonistë sllavë. Ndërsa në Anadolli u shpërngulen sipas satistikave serbiane 452887 shqiptarë. 395 anije evropiane bartën shqiptarë në Anadoll.(Burimi: Instituti Kërnexhi”). Këto fakte janë katërciprishtë të sakta,sepse I japing edhe agjeturat konzullare të kohës, si dhe gazetarët korespodentë 1912-1914.

Gjatë viteve 1918-1941 shqiptarëve iu grabitën 381245 hektar tokë, të cilën e përvetësuan 17679 familje në viset shqiptare, prej tyre në Kosovë kolonizohen 15943 familje, të tjerat në viset shqiptare në Maqedoninë Perendimore. Ndërsa u sollën 65000 kolonistë nga viset jashtë Serbsë me qëllim që kjo tokë shqiptare të serbizohet. Sipas staistikave sekrete në Anadolli janë shpërngulur  deri më 1941 pa të drejtë kthimi 249355 shqiptarë. Nga kjo kvotë e kolonizmit të sllavëve dhe shpërnguljes shqiptarëve Pallati Mbretëror I M. SKS, një vit para se të filloi regjistrimi I popullsisë më 1921, së pari Nikolla Pashiqi e pastaj më 1931 Bozha Maksimoviq Kundaku, do të japin urdhëpresë që” përqindja e serbëve në viset shqiptare të regjistrohet në kvotën 26%,” shqiptarë 11% më pak se sa ishin saktësisht sipas satisktikave ushrake. (AJ. S.14, K. 118). Këtë shifer Vuçiqi e ngriti në 27% numrin e serbëve në Kosovë, për ta palsuar këtë rrenë në Brazil,në Indi, në Kinë dhe në Rusi (2019), madje edhe në shtetet e Oqenait Qetë, ku pushteti ndrrohet në stilin sa para i ke të dponuar për korrupsion. Me rendësi është ende për Serbinë me lansua RRENA, sepse sipas shkollës mesjetare serbiane, pale dikush përvetëson diçka. E me siguri në Indi, Kinë, Brazil dhe Rusi që nuk kanë lidhje ku gjindet Kosova, për shkak të palgëve të tyre të brendëshme nuk do ta kanë kurrë një interes se çka është Kosova, dhe rrenave u besojnë. Këto shtete dhe jo vetëm këto, do ta pranojnë propogandën serbiane, sepse prej tyre blejnë bela (armatim-hb) dhe pastaj hudhën në luftra lokale.

 A.Vuçiqi “nuk e din” se Mbretëria SKS më 1921 themeloi kampe të përqendrimit për shqiptarë në Nish, Lekofc dhe Nikshiq. Për këto kampe Nikolla Pashjiqi e kishte një porosi: “Kur të mbytëni arnautë, mos I vrani me pushkë sepse po ndihet krisma, por I therrni me thika e kacaturra”. Vuçiq nuke dinë se më 1938 Mbretpria Jugosllave lidhi Konventë për SPASTRIMIN e të gjithë shqiptarëve nga Jugiosllavia deri më 1944.(Lexo Konventa , neni 2). Vuqiqi nuk e di se zyrtarisht familja shqiotare kishte të drejtë t` I ketë 0.40 ari tokë, ndërsa familja koloniste serbiane 45 hekratrë. Por staisitikat UShTARAKE të Mbreterisë KARGJORGJVIQËVE falsin për 78 deri në 87% e 94% të shqiptarëve nepër rrethe të ish Vilajetin e Kosovës. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe 6 përqind të përkatësisë nacioanle te të tejrëve, atëherë përputhja e shifrave është e saktë se me serb autokton 6% dhe kolonistë të dhunsëhëm 10%  deshmohet  në analizën : “Smrt Albancima zmelja belorukcima 1929”. E pse atëherë çarqet ushtarake preferonin shifra të sakta për nevoja jopublike, sepse ishin të interesuar për regrutët shqiptar të sigurtë, që dëshmojnë se PËRQINDJA e sllavëve kurrë nuk ka qenë mbi 16%.në disa çarqe. Staistikat publike zyrtare nuk janë të skata sepse regjistrimi u bë sipas rreligjionit e jo sipas kombësive dhe gjuhëfolësve më 1921 në kushte të kryenritjes dhe më 1931 në kushte të diktaturës pocicoro ushtarke. Por pushteti parafashist me shifra zyrtare manipulonte për nevoja të veta koloniale, prandaj nuk po I shënojë fare.

E vërteta më 1941-1944 në rrethana të okupimit nazifashist, nga Kosova u shpërngulen 11168 familje koloniste, nga 15943 familje sa ishin në prag të kapitullimit të Jugosllavisë më 6 prill 1941. Kjo do të thot se 4471 familje koloniste që kishin prona të bonintetit dobët nuk u shpërngulën, sepse ato nuk kishin qenë as kullosa e as ara të shqiptarëve, siç ishte rasti me 11168 familjet që I kishin tortuaruar shqiptarët duke ua grabitë edhe pronat pranë shëpive. (Lezo: Smrt Albancima zemlja belorukcima 1929;Raporti I Armatës III s. pov. 02115/39).

Edhe pas Luftës Dytë Botërore , po mbushen 70 vejt që politika serbe po sterpikë RRENA se më 6 mars 1945 është siellë: “Ligji mbi ndalimin e kthimit të kolonistëve në Kosovë”. Po ky ligj është siellë dhe tregon për dy fakte tragjike: Se në viset shqiptare ka pasë terror shtetëror; se A. Vuqiqi dhe trabandët e tij “shekncor” nuk e  theksojnë kurrë se më 1 prill 1945,në Mbledhjën e Parë e Polit Byrisë së KQ PKJ në Beograd Tito lexoi DIREKTIVË politiko ushtarke me këtë ultimatum : “Të gjithë kolonistët sllavë të kthehen në Kosovë me çdo çmim”.  Në bazë të kësaj DIREKTIVE u KOLONIZUAN, jo 11168 familje, por 24 211 familje sllave deri më 1966. Pra Ligji I 6 marsit 1945,ishte vetëm një parullë dedikuar Anglo-Amerikanëve demokrat. (shiqo librin: H. Bajrami, “Rikolonizimi I Kosovës 1945-1948, Prishtinë 2002 f. 610, të gjithë emrat e familjeve të kolonistëve, pa Rrethin e Ferizajit ). E vërteta, A. Vuçiqi nuk don ta mësojë se çka udhëzonte pushtetin Vsa Qubrilloviq më 3 nëntor 1944, çka më 5 janar 1945, e çka Tito më 8 shkurt 1945 me DIKTATURË USHTARAKE, që zgjati de jure deri më 1966, kohë kjo kur pushteti Serbian I vrau nepër shtpia dhe rrugë 49000 shqiptarë, për ta hapur rrugën e regjistrimit me dhunë të shqiptarëve në turq, e që u sendertua me Marrëveshjen Xhetelmene Tito-Kyprili (1953) për t` I SHPËRNGULUR ME DHUNË 415000 shqiptarë dhe boshnjakë në Anadill  1951-1966, e të cilët sot janë të denacionalizuar. A.Vuçiq nuk e thekson se më 1949 në viset shqiptare Ushtria I regjistroi gjithësejtë 1914 “turq” me mbiemra gashi, krasniqi, berisha etj, e që në familje flasin shqip dhe turqishtë kur u nevoitët. Por në atij  DETYRIMI shtetëror deri më 1953 publikohet  numri I tyre arrinë në 54215 perosna, atëherë del se për kenë punonte titizmi totalitar dhe cili ishte realiteti I statistikave popullore, në Vilsjetin e Koosvës, për ta kuptuar opinion se deri më 1961 Shkupi ishte qyteti ma I madh shqiptarë në Botë, qysh ishte Nishi, Vraja, Prekupja deri më 1877.

A.Vuçiqi nuk don të mësojë se nga viti 1945 e deri më 1966 në Kosovë u sollën si udbash ose bujqë parazitë që nuk mirreshin fare me bujqësi, por si koloistë tokat që ua kishin grabitë shqiptarëve do t` I detyrojnë të ua punojnë pronat  e ata silleshin si banditë nga kafeneja në kafene ose dilinin në gjah duke qëndruar gjithëmonë të armatosur dhe ashtu e kërcnonin sidomos rininë shqiptare ose kur shkonte ose kur kthej nga shkolla. Këtë tragjedi e kam përjetuar vet më 1958. E të atillë kolonistë të armatosur ishin jo më pak se 67220 sllavë, të cilët me asnjë çmim nuk e duronin asnjë llojë barazie. (Këto rrethana i kam përjetuar edhe vet, sepse Milisavi që ia kishte grabitë gjyshit 15 hektarë tokë familjes sime, e me të tillë ishte mbushur tërë Kosova, ne detyroheshin t` i punojmë arat tona me të tretë-tri pjesë kolonisti e një pjesë i robëruari. E mu kjo shtresë parazite serbiane, nuk parnoi nga viti 1989 e deri më 1999, ta punojë token sepse ishte mësuar të marrë banesa me PRIORITET, prona me sugjerim të UDB-ës sikurse deri më 1966, e ato prona dihet se të kujtë ishin. Dhe “LUKSI” I tyre ishte dhe është, se shqiptarët PRONAT e veta u detyruan më 1981-1999 t` I blejnë me çmime që ata I diktonin nga nëntoka politiko ushtrake, sepse e dinin se rinia e shkolluar dhe populli I vetëdijsuar ma NUK DURON. Ne jemi këtu.

A Vuçiqi nuk e dine se pushteti Serbian i diskredituar deri më 1966 politikisht jo për shkak të shqiptarëve, do ta shpikë shifrën se nga Kosova deri më 1981 “ishin shpërngulkur 57118 kolonistë serbo malazezë, të cilët nuk paten fuqinë morale ta durojnë njëfarë barazie fictive që ishte realitet më 1966-1981.Saktësishtë sipas staistikave të SPB nga Kosova do të shpërngulën 23400 ish udbash dhe nëpunës e “fshatarë” që nuk punuan në ara kurrë. Në lidhje me këtë kurrë nuk do të debatohet se sa shqiptarë u detyraun të emigrojnë në Evropë për shkak të varfërisë gjatë viteve 1967-1981. Po janë në shkallë variable 62315 persona sipas SPB Kosovës.

Po statistika serbiane në Kosovë si u fry? Ja se çka shkruan Vllada Dapçeviq më 1990 rreth historisë kolonizmit Kosovës me sllavë: “Kjo çka ka ngja e po ngjanë në Kosovë është politikë e pastër fashiste. Të gjithë po flasin për të drejtat e atyre serbëve dhe malazezëve, të cilën në përqindje apsolute JANË KOLONISTË, të cilët I ka KOLONIZUAR ish qeveria serbomadhe  me qëllim që ta ndryshojë STRUKTURËN e popullsisë. Kolonizimi është bërë në atë mënyrë që toka u mirrej shqiptarëve dhe iu dhurohej kolonistëve, që nuk punonin. Por prap shqiptarët detyroheshin ta punojnë token e tyre dhe një rentë të caktuar t` ua japin kolonëve që rrinin nën hie si pashallarë të rinjë me shapka ose si udbash me yllin e falsifikuar në shapka”.

Nga viti 1981-1996 pushteti marionet I Beogradit nuk do të le guri pa lëvizë për ta risllavizuar Kosovën, sa që më 1988 do të sjellë: “Program Jugosllavë për kolonizimin e Kosovën”. Me këtë program, Serbia I solli të gjithë serbët nga Kroacia nga viti 1992, duke I përjashtuar të gjithë shqiptarët nga puna, në të gjitha isntitucionet shtetrore dhe politico-ekonomike të Kosovës .E politika neofashiste serbe propogandon edhe sot (2019) se në Kosovë jetonin rreth 300 000 sllavë. Kah erdhën këta(?), kur me regjistrimin e popullsië më 1991 në Kosovë u regjistruan jo më shumë se 192155 serbianë. Atëbotë shqiptarët nuk dualën në regjisytrim fare. Kah e nxierrin serbët tash shiferën here 300 e herë 250 000 sllavë. Po dihet: janë nxierr nga minjera e tyre e rrenave kvantike. Ku je Vuçiqi, dokumnetet e regjistrimit i ke në Beograd nga viti 1991, pra rezultatin  nuk I kanë shpikur IRIDENTISTET shqiptarë e që nuk dualën asnjë në regjistrim. Pra, nuk keni pasë konkurencë më 1991 fare. Pse nuk I falsifikaut si më pare, sepse tash rrena e juej ka frekvenca të smura, sepse në çdo skutë të botës janë edhe të tjerët. Ska ma ikdyl me një kali! Eja në Bruksel apo ku deshiron Ti por jo në Beograd sepse ju nuk knei besë as dinitet, por i hapim letrtat me fakte shekncore, me dokuemnte të jueja e jo me pazare bizare të F. Mogerinit, Johanes  Hanint,Hashim Thaçit e Edi Ramë –Piktorit apo staistika të Dushan Muhoshës, Spasje Gjakoviqit, Sreten Llukiqit, Stefanoviqit, Cervenkovskit, Rankoviqit. Në dosjet e tyre I ka urdhërat për falsifikimie edhe për shekullin XIX dhe për shekullin XX. Flasim para botës civilizuar.

A Vuçiqi të gjitha datat historike lidhur me historinë e shqiptarëve më 28 maj 2019 në Kuvend ku kishte dhe diplomat të huaj hapur i flasifikon, para bandes së deputetëve të tij, popullit hilegji, të cilët duhet t` i besojnë dhe aplaudojnë, sepse e humbin çdo privilegjë pastaj në pushtetin e fashizuar. Po si t` u besohet nxënsëve të Milloshit dhe Sheshelit , dihet sepse varanti Rusi në Evropë për pozitën serbiane është “letër me vlerë” për Kremlinin. E vërteta, gjenerata e politikanëve dhe intelektualëve në Indi, Kinë e Brazil nuk I njohin maniret serbiane për rrena.  Por rrenat Vuçiqi I lanëson sepse diçka mbetet në shumë vende të Evrpës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës, sepse këtë fjalim ambasadat e Serbisë e distribuan kudo dhe kahdo, duke mos pyetur askush fare se prej kah kanë ardhur ato konstatime tragjike të falsifikuara me qellim për Serbianët, duke mos menduar fare se kah po shkon serish shoqëria dhe shteti fashist Serbian, që serish është rreshtuar kah HUMNERA.

Emruesi I përbashkët I rrenave të A. Vuçiqit dhe kompanisë, është kur e përmend intervenimin e policisë Kosovës  në veri dhe Goxhe Çaushin në zgjedhje. A nuk i përngjan ky konstatim fjalës së Milloshit në Fushë Kososvë: “Juve nuk guxon askush me ju rraf”!, sepse nuk i kishte rraf askush. Por në akssionin e DREJTË të policies askush nuk po e shtron një pyetje për rastin e majit 2019: Nëse në Veriun e Kosovës po hynë mall contrabandë, ai mall ku po hargjohet,kush po  e blen, kush po përfiton prej tij? e që kjo pyetje të shpje në ADRESË se me kontraband janë të implikuar shumë më tepër shqiptarë (që konsumojnë) se sa Serbian(që shesin), sepse ai mall nuk po tretet në Hënë, por po konsumohet nga shqiptarët. E pra ta shohim edhe smundjen në qenjen tone gogol dhe rob prmitiv se: “vetëm malli serbian më ushqen”.

RRENAT KONKRETE PËR ngjarjet HISTORIKE

 Nëse hulumtohet përqindja e sllavëve në Mesjetë në viset e Dardanisë është fare lehtë të dihet se kush çka është edhe për atë kohë kur kombi nuk ekzistonte, kur përkatësia fetare dhe popullore identifikohej vetëm përmes GJUHËS, dhe kur lufta për taksa ishte prioritet. Lidhur me këtë çdo emër i vendeve me “viq”, çdo emër I njerëzve me “viq” flet se kemi të bëjmë me rasianë, na porositëte më 1967 prof dr Stjepan Antolak, specialist botëror për Ballkanin Mesjetar. Çdo nominim tjetr që nuk është sllave por është arbanso –shqiptar nuk ka mbaresa “viq”, por ose mbaron me ndënjë bashtigllore tjetër ose zanore si fjla vjen Pjetri-“I”,Ëngjulli “ë”, Palaj “j”, Kola”a” Gjoni, Gjergji , Guremira, Tringa, Zoja, Fana,Plemja, Baritorja, Bardja, Rrezja, Rrezina, Kalorsja etj . Nuk ka teori e as dokuemnt mesjetar që Dardaninë e nxjerr në 85% të emrave të vendeve os enjerëzve si sllave. E nëse lxohen ato dokuemnte që janë të njohura, raporti del I kundert në favor të Arbanasëve. Vetëm le të hulumtohet pse termin “Serbi  e Vjetër”. Dhe e gjejmë se  për herë të parë të përdorur më 1853. Dihet edhe kush e përdori dhe pse. (lexo Kristo Floçi, Termi “Serbi e Vjetër”  1924 me të gjitha hartat e leksiokonët e botuar e të pabotura dhe nuk figuron askund deri më 1853, për ta zavendsuar termin “Arbani e Vjetër” që e përdorën Bushatlinjët sepse kishin popullsi autiktone deri përetj Nishit.). Ky fakt tregon se shekulli XIX ishte shekull I romantizmit në Ballkan, prandaj lirisht mund të quhet shekull I Rilindjes por edhe I fatamorganave historike. A.Vuçiqi foli për tri lidhjet e Prizrenit,për Luftën balkanike dhe në çdo të dytën fjali por në çdo fjalë lansoi RRENA, me motive poilitike. E nëse vetëm e shtrojmë pyetje pse u lajmërua Lidhja shqiptare e Prizrenit më 1877/8, (pra jo më 1879) rezulton se pikërisht burimin Lidhja e kishte se vetëm prëmes shtetit kombëtar mund t` iu ndihmohet MUHAXHERËVE, mund t` I ndihmohet kombit buzë katastrofës, të cilën e kishte krijuar terrori okupues Serbian në Sanxhaqet e Nishit, Pirotit dhe dis nahi të sanxhaqeve të Prishtinës dhe Shkupit (Preshevës). Si të menaxhohen 350 000 shqiptrë të mbetur pa kulm mbi kokë, që kishin mbetur pa asgjë.

Për shkak të serbizimin të Kosovës 1989-1999, Beogradi duhet ta kuptojë se kanë pasuar bombardimet e NATO-s për shumë arsye. Ndërsa sa i takon lindjes së UÇK-ës , shtrohet peytja si mos të lindë kur Ushtria  dhe Milicia e Jugosllavisë Zhablakut, plus njësitet terroriste që kishin shkaktuar gjenocid në Bosnje, janë përgjegje ma e natyrëshme në histori që një force mbrojtëse ta krijojë populli  për vetëmbrojtje, pa fabrika ushtarke, pa banka, pa spitale. Pra mbështetje populli shqiptar e kishte UÇK-ën dhe nuk e filloi LUFTËN e DREJTË në emër të askujtë, përpos në emër të armëve , adeteve dhe zakoneve të veta arbnore, duke mos synuar ta shkelë asnjë hap tok përtej Kosovës së saj. E okupatori Serbian çka bëri, a nuk është gjenocid ta largoish mbi gjysmën e popullit nga një territor kompakt etnik (shqiptar). Është pra fjala për gjenocid klasik serbian në Kosovë, ndaj shqiptarëve. Ndërsa me rastin e tërheqjes së trupave ushtrako policore serbe nga Kosova nga 10-15 VI 1999, ata do ta marrin PENG në pjesë të popullsisë serbe deri në Merdar dhe në Dhe të Bardhë. Një pjesë të atyre që i muarën peng paramilitaryët sllavë dhe mercenarët e frigësuar, të marrurit peng do t`i vrasin, për t` ua mveshë pastaj shqiptarëve qe 20 vjet kastat neofashiste të duetit Vuçiq-Daçiq. (Burimi: Raporti I Zoran Angjellkoviqit për S. Millosheviqin të cilin raport ia dha dhe “gazetarit B. 51/2”, më 8 X 1999, pa e ditur se kujt po i jep informata. Për Zoranin me shokë në ato rrethana, që e humbi luftën në atë kaos politik, ushtrak dhe emocional, nuk ishte me rendësi, kushdo qoftë të jetë.Por gazetrai “B.51 për 2” I kamufluar nuk ishte Serbian fare, por fliste serbisht!  Gjeturia të jap ujë edhe në shoshë në ato rrethana. Këtë realitet e kuptoi Zhivorad Igiqi dhe bëri vetvrasje në Smederevë, sis humë të tjerë.Lidhur me këtë shtrohet pyetja: Kush I vrau edhe disa shqiptar? Askush tjetër përpos Sigurimi shtetëror Serbian, I cili është aktiv edhe në ditët e tashme! E vërteta shtrohet pyetja si u gjet punëtori I UNMIK-ut  me origjinë ruse, dhe pse nuk po flitet edhe për një punëtor tjetër UNMIK-as, por dikush si pëprherë po mirret me “amnestime”. E duatë e përlyera  serbiane ujin nuk e kthiuellin.Sepse nuk harrohet zanati I vjetër lehtë. Të paktën atë zanatë nuk e harron kisha, partitë fashiste dhe pushteti me polici dhe ushtri serbiane. e piekur në krime monstruoze qe 150 vjet. E Vuçiqi mbajti fjalim të gjatë në stilin kominist të Leonid Brezhnjevit I cili e pati shpikur “Sovranitetin  ekufizuar”. Me atë shkollë doli edhe huligani I qiajtur A. Vuçiq para opnionit të vet dhe atij që ( I e nuk  i) beson.

   Më 3 VI 2019

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …