Enver MALOKU: Në Klinë nisi Festivali folklorik gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”

Enver MALOKU: Në Klinë nisi Festivali folklorik gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”

Në Çabiq të Klinës, në vendlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-së Mujë Krasniqit, para Kullës muze,  solemnisht nisi edicioni i 19-të  i Festivalit folklorik mbarëkombëtar  “I këndojmë lirisë” për të vazhduar për tri net me radhë, më 6, 7 e 8 qershor në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë. Para se të përformonin  tri ansamblet, “Jehona e Dukagjini”, ansambli “, nga Klina, ansambli ” Rugova”, nga Peja, dhe “ Ardhmëria”, nga Gjakova, u be inaugurimi i oborrit të kullës duke i dhenë një pamje krejtësisht të re ambientit përreth kullës, duke e shndërruar këtë në një amfiteatër.

Aktin solemn të prerjes se shiritit e benë kryetari i komunës se Klinës, prof. Dr Zenun Elezaj, Rexhep Selimi, Hysni Shabani, Isa Xhemajli, Lahi Ibrahimaj, Fadil Gashi. Po ashtu solemnisht u zbuluar pllakati në morën e kullës, se rezidencës, dijës, dhe pushkës, që njëkohësisht kjo kullë ishte çerdhe e UÇK-se, në të cilën u morën vendime të rëndësishme, ndërkaq hapjen e festivalit e bëri Kryetari i komunës, prof Dr. Zenun Elezaj, i cili duke u uruar mirëseardhje mysafirëve dhe festivalistëve,  ndër të tjera tha në 20 vjetorin e çlirimit të Klinës dhe Kosovës, Festivali po mbushë 19 vite të organizimit dhe ekzistencës, duke e bërë Klinën sofër bujare të këngës, valles e folklorit burimor tradicional shqiptar.

Pikërisht 20 vite më parë, Klina, Kosova, ne, qytetarët e këtij vendi, falë veprës së Mujë Komandanit, luftëtarëve të lirisë dhe intervenimit ushtarak nga shtetet mike të perëndimit, filluam të jetojmë, mendojmë e festojmë të lirë.

“ Dy dekada pas, jemi këtu, bashkë me ju, për të kujtuar Mujë Krasniqin- Kapuçin, dëshmorët e lirisë, për të festuar me këngë e valle ditëlindjen e Komandantit të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, rapsodit, që i këndoi pushka e zemra për lirinë e vendit, Mujë Krasniqit, e bashkë me të edhe larine”.theksoi Elezaj.

Ndërkaq, ai shtoi se në këtë odeon kulturor jam i nderuar dhe tepër i lumtur që në emër të organizatorit të shpall hapjen e festivali të 19-të, folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”.Ky është një  manifestim Folklorik gjithëkombetar , ndersa dëshmorët ata që dhanë jetën për liri  hyjnë në histori dhe  e bënë historinë.

Ndërkaq, në emër të fshatit Çabiq, mirëseardhje u dëshiroi Zekë Gashi.Pastaj në binën e ndërtuar posaqerisht për hapjen e festivalit përformuan ansamblet “Jehona e Dukagjinit, nga Klina, Ansambli “Rugova” dhe AKV-Ardhmeria”nga Gjakova.

Festivali vazhdon për tri net kurse në natën e parë do të paraqiten 14 grupe, rapsodeëh, vallëtarësh dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare. U shtrua edhe sofra e Çabiqit me ushqime tradicionale.

Fastivali ka karakter garues, ndërsa çmimi kryesor, është ai “Mujë Krasniqi”.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …